..se m’ka myll KESH-i iterrnetin ka qi kom 3 muj pa pagujt drijtat. Sa t’m'vij pako ka Xhemja m’Itali e pagu daja ene frrup njiktu keni me pas dajn, ..a m’ngjon?!
Okejna nime, daja po dojshe m’e ba t’kjart qi una sun’kom faj hic! Ngjo ngjo cere ka ndodh ke daja nime.
Qi thu tina, shkojta m’i kafine pur me taku i shok temin. Kijsha kohe pa e taku daja. U ulna m’tavolinet ene t’kom qit cillullarin qi m’kish pru Xhiku Sanijes pri Talije. Nji ta ka vrejt qy shoku jem Dyli e t’ka thon …or Daje a ke vrejt qiket cillullarin tim prej Amirike? Qyqjo Dylo t’i kom thon una. Qy sun’osht cillullar er tej, osh tilikumand saltelliti. Cere sun’kishte er tej! Tilikumand tilivizori, rradjo, lojna.
O Dylo, iterrnet ka qy cillullari jot er tej? Po Daje u ka purgjigj Dyli …cere sun’ka.
Bjere t’kqyri daja iterrnetin i here. Tuj pa cillullarin u kujtova qi laptopi jem me Peqintelekom kap qato kanalet me ashisoj femnash qi ka qef daja. E t’a kom pruvu ke cillullari Dylit — www.sex (m’iterrnet seksi u shkrujke me x m’fun) pik kom. Cere me vrejt er tej. Krejt i kapte cillullari.
Vrejta sa vrejta er tej mu ka fik cillullari m’dor e ta kom lon m’tavolinet.
Mas nja 10 minutesh vje i femen e re ke tavolina se e vuni re qi ishim goxha t’pashem un ene Dyli e po dojte me na e lujt. E t’ka fillu me na ba pytje pirsunale. Un i thojsha: Hik maj nusja Dajs se Daja osh i martum, e sun’tradhto Sherbeten! Ajo sun’hikte er tej. Kur cere me vrejt cere me vrejt! Cillullari Dylit nizet ene dalin qato fotot ashisojshe er tej, me femna tuj ba gjojna. E vre kjo nusja re ene birtet: Yyyyjjjj pleq dilinxhi! Cere paskit qen mosha juj, krejt t’digjinirum!
- Po sun’kom fajin un, birtet Dyli ene ban me gisht ka un. E ka fajin Daja, se daja po lujte me cillullarin!
- Aaaaaa Dylo, m’vi keq Daja, po daja osh burr me karikter. Cillullari osh i jemi a i joti?!
Kjo nusja re po na vrejte, ene i thojke Dylit. O shoko, do i heqesh kto foto a si?
Ba Dyli me hek fotot, sun’hikshin er tej. Qish blloku cillulari prej pasionit pafun qi rrifliktohej m’fotot. Or Daj, m’prishe cillularin Daje, cere i ke ba!?
- Sun e ka lujt Daja er tej! Oj nusja Dajs, Daja sun’murret me qisoj punesh. Ta dish nime qi Daja sun’ka gisht m’kit mesele.
Qish ngri cillullari keq er tej. Sun’hikshin fotot. U dityru Dyli me i hek batirin se nryshe sun’kishte zgjidhje tjeter.
E hongri rennen qjo nusja re. M’pa mu n’ftyr qi rrifliktonte nershmri, ene e e hongri, ka kujtu se ishte faji Dylit. Sa i qujt ne i aft jom, pajzotin!
Hej bela, hej bela! ..sun’ka daja koh pur ksisoj hallishverishesh er tej!!
1.Emri: Daja, er tej
2.Ditëlindja: sun’maj men
3.Horoskopi: rradjoskopi kom ba, horoskopi sun’m ka thon hala duktorri me banun
4.Ngjyra e flokëve: ..aaa kur i kishim pas er tej, lesh t’verdh kom pas daja
5.Ngjyra e syve: t’jishile
6.Je dashuruar ndonjëherë? Osh dashuru ne Daja er tej, osh dashuru ..apapa sa e mir kisha pas qen qajo Bukri ke furri bukes.
7.Lloji i muzikës që dëgjon: Myslymin q’i morsha t’ligt!
8.Personazhi Disney/Warner Bross: ..sun’e kuptoj qiket, cere u dujshe thon qitu?
9.Cilin shok/shoqe ke më larg? Bakirin, qi rrafmet past
10.Gjëja e parë që mendon, sapo zgjohesh: …bah, u bojta 3 dit kaps!
11.Diçka që mban përherë me vete: brekt vallahi i maj gjithkohen vesh.
12.Çfarë ke në mur? Mu qitu purball, kom daja i pagure drruni
13.Çfarë ke ndën krevat? Cere jon qikto pytje persunale er tej?
14.Nëse ishe vetëm në shtëpi dhe dëgjoje një vazo të thyhej,çfarë do bëje? Do shajsha Sherbeten.
15.Numër i preferuar: 34,000 ..kaq lek ka lon Daja ke Sudja qi mos i gzoft ishallah qajo qevirri qi m’i ka mor!
16.Emër i dashur: Xhike (sun’them ma shum)
17.Hobi yt: Sun’di cere domethon.
18.Ku do të doje të ishe tani? Ke Rrema er tej, tuj ba i dor muhabet.
19.Një urim për të ardhmen: Duam paret tona!
20.Nëse mundje të udhëtoje në kohëra e të ktheshe pas, në cilën periudhë do veje: M’ushtri, m’Lapraket.
21.Zjarr! Merr diçka me vete! ..m’lanet shkofshin krejt er tej. Sun’du hic.
22.Lule e preferuar: vjollcat
23.Serial i preferuar: Tapaku, ke italjoni qi shef Sherbetj
24.Film i preferuar: Vallahi qate Van Damin e kom merak.
25.Këngë e preferuar: 12 pula hudhin valle, t’myslymit
26.Libër i preferuar: Kujtime mbi Stalinin, t’Dulles.
27.Kafshë e preferuar: Keci
28.Rrobë e preferuar: Cere t’m japi Sherbetja me vesh.
29.Këngëtar/e i preferuar: ..e kom pursurit iqin here
30.Ngjyrë e preferuar: Ciklamin
31.Gjellë e preferuar: Kukurrec
32.Me cilin karakter nga cartoon përputhesh(Disney,WB,comics)? Sun’murr vesht.
33.Ves i keq: ..cere me ba er tej, kur m’kalon nej goc e omel, e shof i here ka bytht. Pleqni hesapi.
34.Karakteristikë e personalitetit tënd që të pëlqen: pjekunija iqinpurqin
35.Karakteristikë e personalitetit tënd që nuk të pëlqen: jom icikez zefzek, po pa qeder.
36.Shrehje e preferuar: ..er tej
37.Puna që do të pëlqente të bëje: marangoz, sun’do kisha pas prublleme me kupct.
38.Frika më e madhe: ..mos m’myt Sherbetja noten.
39.Pizza më e mirë: Quatro Staggioni m’hyrje t’Peqinit
40.Beson se kafshët shtëpiake janë: cere me i besu er tej? Sun’m'kon rrejt naihere.
Kom daja 20 vjet qi shes gjojna rrugve, e cere sun’m kon kirku, po vallaj qiket sun’e kisha ngju najher.
M’ardh njani sot e m’ka thon. O shoko, hera par qi kom ardh m’Peqin e m’kon thon qi ju keni leshin ma t’omel n’Shqipri. E t’kom zgerdhy syt er tej. Qysh mer t’omel? Sherbetja o le e rrit m’Peqin denbabaden, emnin mo ma ka omelsin t’gjallet, vec leshin ….apapa hijk eri driq se m’mare ment, m’mare. …lesh t’omel.
O shoko, lesh t’omel qi bohet me arra e me sherbet.
…aaaa kadaif er tej? Po fol e biri Dajs se po u bojsha gati me i hudh sheqer ktij temit e me ta shit.
—
Hajd nime, kush po do icikez lesh t’omel ke daja, se m’ka njel m’doret?!
Vallahi u bana nja dy dit qi po vrej verdall rob qi po munohen me analzu gjuhen shqip. Nime e dini qi daja po e do shum gjuhen ene cere s’baj me e purdor sa ma t’pastur qi t’kem munci. Po kom lixu nji artikll kjamet t’mir qi e kish shkrujt nji ktujna ku kom ne un difterin tem. Ene qiky po analizojke fjalet. RA po thojshke, i bje me qon zoti Egjyptjonve, domethan qi ka Ron pri qjelli. Ngjon er tej?!
Po minojsha ne un. Purshemull, fjala Qeni, them daja se do me than qe-ni (qe e ngjon, me i llaf) se vallaj qeni ka ngjim kjamet m’mir. Ose, po minojsha purshemull:
Hale - vje prej ha-le, cere ha e le qaty kur maro pun.
Gamor - vje prej gja-mor (”gja” do jet ba “ga” me kalim t’kohs), domethon daja, qi mer gjojna. Gamorit ja ve m’kurrizt ene i mer.
Byftek - vallaji er tej, qysh me ta spjegu daja qiket tyna se osh icik e komplikujt. Byfteky vje pri pjeses byth’s t’lops. Me kalim t’kohs, prej byth osh ba byf. Nime, “tek” vje se je tuj hor vetem. Me i fjal daja, byftek domethon me hor mish prej byths lops sa pur i person.
At’her kur shijtshim fuq ne voj t’ullinit. Apapa cere dit t’bukra kon pas qon er tej hej! Vrej vrej kur kom pas flok.

Ja bani hallall Dajes qi sun’osh ba i gjall daja nime po kom pas Sherbeten shum smut. Ju mort daja t’ligt qi ju ka ardh n’ment pur
dajn ene pur qato qi kon pru kumposto.
Lek lek po iu dujshin dajes se sun’e kom me pagujt dukturrin. Osh ba shtrejt er tej. Me pas fryk robi me dul bark er tej se e hungri!
Haj nime se o tuj girthit Sherbetja. …urdha ri dreq urdha!
Sun’di cere me thon daja er tej. Kom met pa fjal nime. Cere ishte qajo bomb qi ra m’Girdec? E ka thon daja imijher, qat bomb e kishin von Rust kur kon hik m’gjashtekatrren. Bile isha tuj pa mrom qat filmin Ball-pur-Ball, kur i thojte qai kapterri jone: “Zheleznov, une do te godas!” ..u kom cujt m’kom e t’kom girthit, “…goditje mutin, se izet-here i ke thon, e sun’e ke godit i her!!”
Mu sun’m pilqen fort qaji Jeltcini. Shum skuth u dujkte m’ftyret. Sa here e kom vrejt m’tilivizor, m’kujtojke qate komshijum qi kom pas, Qatipin, apapapa cere skuthi ka pas qon Qatipi er tej. Sa herna lujshim domino, vec me hijle po bojke. Apo sun’i kish pas qato flokt e ronme si t’Jeltcinit, ene at’hun me majuc ..me t’qit syt kres er tej, kur t’u afrojte. “O Qatip, mos m’u afro shum er tej, se ke per t’m krrejt syt me at’hun qi ke!” i kom pas thon.
Po vallaj Rusi, Rusi i ka fajt. Edhe m’koh t’Verit ardhn e fillun tuj na dhon kumanda. Mill agrume m’jug, e mer grunin prej nesh, ja bojte Rusi. Vallai mir ja ka ba qai Veri, qi mort ka dit e mija, kur i puruzuni! I ka tregu venin er tej!
Daja sot osh me paqefllik. U bana 2 dit m’shtratet e s’po muj me liviz. Sherbetja qi i morsha t’ligt m’ka ba yzmet ..sun’e mohoj. Osh aq e mir er tej saqi imijher i kom thon: oj Sherbete me t’past majt qajo jotom ene pes minuta ma shum n’sherbet …mjalt kishe me u pas ba!!
E du shum daja shejtonen e du shum. Pur 8 Mars er tej kina ba fest t’modhe. Kom blejt 2 bidona koka kol. Kom blejt ene 3 shishe birr pi Amirike si qajo Kurona me “c” u shkrujte. Birr kjamet e majr. M’thujti qaji cuni qi ma shiti me e fut m’kryp se bahet ma e mir. Qysh me i fut kryp er tej, si po na lu menc, t’i kom thon un. Kshu o Daje kshu, ngjyje me kryp gryken e shishes. E t’m ka kallzu qysh me ba.
Shkojta m’shpi er tej …ene i kom thon Sherbetes. Sherbete, pur 8 Mars t’ka pru daja birr me kryp. Birr Amirike gruje, e pijkan me kryp. Hej cere ba qajo Amirika er tej hej.
E t’ka mor Sherbetja kryp, e ja shtini mren birres par. T’ka shpirthy qajo birr er tej ..i kish shku shkuma m’tavon. Cere ba mi dridimene cere ba? S’shtinet qashtu krypa er tej, u dush fut gryka m’kryp, ngjon tina?
Bah sa per s’mirit t’ja kina kalu er tej. Lepi kryp prej gryks shishes, fut kai kafshat buk ..ene shtyje me birr. Cere sun’menojn Amirikont er tej, qi i past daja.
Oj Zinepe cere m’ki ba moj Zinepe. Ngjo, po t’nis qikte kongn e Myslymit t’modh qi vec pur ty m’ban me menu. Zivundco “Ristana” me “Zinepe”
“…ne shtepi po rrisha vetem,
ate isha tu menue,
erdhi nana hapi deren,
tha Zinepja o martue
…jo, jo s’e besova!”