Mar 28

Vallahi u bana nja dy dit qi po vrej verdall rob qi po munohen me analzu gjuhen shqip.  Nime e dini qi daja po e do shum gjuhen ene cere s’baj me e purdor sa ma t’pastur qi t’kem munci.  Po kom lixu nji artikll kjamet t’mir qi e kish shkrujt nji ktujna ku kom ne un difterin tem.  Ene qiky po analizojke fjalet.  RA po thojshke, i bje me qon zoti Egjyptjonve, domethan qi ka Ron pri qjelli.  Ngjon er tej?!

Po minojsha ne un. Purshemull, fjala Qeni, them daja se do me than qe-ni (qe e ngjon, me i llaf)  se vallaj qeni ka ngjim kjamet m’mir.   Ose, po minojsha purshemull:

Hale - vje prej ha-le, cere ha e le qaty kur maro pun.

Gamor - vje prej gja-mor (”gja” do jet ba “ga” me kalim t’kohs), domethon daja, qi mer gjojna.  Gamorit ja ve m’kurrizt ene i mer.

Byftek - vallaji er tej, qysh me ta spjegu daja qiket tyna se osh icik e komplikujt.  Byfteky vje pri pjeses byth’s t’lops.  Me kalim t’kohs, prej byth osh ba byf.  Nime, “tek” vje se je tuj hor vetem.  Me i fjal daja, byftek  domethon me hor mish prej byths lops sa pur i person.

Mar 25

At’her kur shijtshim fuq ne voj t’ullinit.  Apapa cere dit t’bukra kon pas qon er tej hej!  Vrej vrej kur kom pas flok.

un_sherb.jpg

Mar 25

Ja bani hallall Dajes qi sun’osh ba i gjall daja nime po kom pas Sherbeten shum smut.  Ju mort daja t’ligt qi ju ka ardh n’ment pur
dajn ene pur qato qi kon pru kumposto.

Lek lek po iu dujshin dajes se sun’e kom me pagujt dukturrin.  Osh ba shtrejt er tej.  Me pas fryk robi me dul bark er tej se e hungri!

Haj nime se o tuj girthit Sherbetja.  …urdha ri dreq urdha!

Mar 20

Sun’di cere me thon daja er tej. Kom met pa fjal nime. Cere ishte qajo bomb qi ra m’Girdec? E ka thon daja imijher, qat bomb e kishin von Rust kur kon hik m’gjashtekatrren. Bile isha tuj pa mrom qat filmin Ball-pur-Ball, kur i thojte qai kapterri jone: “Zheleznov, une do te godas!” ..u kom cujt m’kom e t’kom girthit, “…goditje mutin, se izet-here i ke thon, e sun’e ke godit i her!!”

Mu sun’m pilqen fort qaji Jeltcini.  Shum skuth u dujkte m’ftyret.  Sa here e kom vrejt m’tilivizor, m’kujtojke qate komshijum qi kom pas, Qatipin, apapapa cere skuthi ka pas qon Qatipi er tej.   Sa herna lujshim domino, vec me hijle po bojke.  Apo sun’i kish pas qato flokt e ronme si t’Jeltcinit, ene at’hun me majuc ..me t’qit syt kres er tej, kur t’u afrojte.   “O Qatip, mos m’u afro shum er tej, se ke per t’m krrejt syt me at’hun qi ke!” i kom pas thon.

Po vallaj Rusi, Rusi i ka fajt.  Edhe m’koh t’Verit ardhn e fillun tuj na dhon kumanda.   Mill agrume m’jug, e mer grunin prej nesh, ja bojte Rusi.  Vallai mir ja ka ba qai Veri, qi mort ka dit e mija, kur i puruzuni!  I ka tregu venin er tej!

Mar 14

Daja sot osh me paqefllik. U bana 2 dit m’shtratet e s’po muj me liviz. Sherbetja qi i morsha t’ligt m’ka ba yzmet ..sun’e mohoj. Osh aq e mir er tej saqi imijher i kom thon: oj Sherbete me t’past majt qajo jotom ene pes minuta ma shum n’sherbet …mjalt kishe me u pas ba!!

E du shum daja shejtonen e du shum. Pur 8 Mars er tej kina ba fest t’modhe. Kom blejt 2 bidona koka kol. Kom blejt ene 3 shishe birr pi Amirike si qajo Kurona me “c” u shkrujte. Birr kjamet e majr. M’thujti qaji cuni qi ma shiti me e fut m’kryp se bahet ma e mir. Qysh me i fut kryp er tej, si po na lu menc, t’i kom thon un. Kshu o Daje kshu, ngjyje me kryp gryken e shishes. E t’m ka kallzu qysh me ba.

Shkojta m’shpi er tej …ene i kom thon Sherbetes.  Sherbete, pur 8 Mars t’ka pru daja birr me kryp.  Birr Amirike gruje, e pijkan me kryp. Hej cere ba qajo Amirika er tej hej.

E t’ka mor Sherbetja kryp, e ja shtini mren birres par.  T’ka shpirthy qajo birr er tej ..i kish shku shkuma m’tavon.  Cere ba mi dridimene cere ba? S’shtinet qashtu krypa er tej, u dush fut gryka m’kryp, ngjon tina?

Bah sa per s’mirit t’ja kina kalu er tej.  Lepi kryp prej gryks shishes, fut kai kafshat buk ..ene shtyje me birr.  Cere sun’menojn Amirikont er tej, qi i past daja.

Mar 14

Oj Zinepe cere m’ki ba moj Zinepe. Ngjo, po t’nis qikte kongn e Myslymit t’modh qi vec pur ty m’ban me menu. Zivundco “Ristana” me “Zinepe”

“…ne shtepi po rrisha vetem,
ate isha tu menue,
erdhi nana hapi deren,
tha Zinepja o martue
…jo, jo s’e besova!”

Mar 13

Zinepja dajs, kom daja krejt mazditen qi menon pur tyjna. Sun’kom shit i qofte sot er tej, si m’ke murr ment. Sun’du t’ma murri vesh Sherbetja, po vallahi sun’rrikam pa ta knu nji pojzi.

Oj Zinepe, qi tu shum,
m’osh ba gjaku krejt si lum,
t’du ri dreq ti fort e dijke,
un t’vi mas, ti si follonx po m’ijke,

Oj Zinepe m’qaf m’ke murr
sun’jom fmi, jom gjith kyj burr
Un t’du ri dreq, a po m’ngjon?
Haj me dajen t’bojm at gjon.

Oj Zinepe oj Zinep,
qi shijo si qoftja me qep,
ene hurdha t’kishna shtu
ma mir sun’mujshe me shiju.

Oj Zinepe ty po t’du!

Mar 12

Qi thu tina, kom dyj nipa m’Amirik. Xhevja osh ma i modhi ene ma i quti.
Cetit, vllai vet osh shum i sakelldis. Qysh kur ka qon i vogel, Shefqeti,
vec zullum bojte. Xhevja osh qon nxons i majr, puntor aq i majr qi i
morshin t’ligt gjysa komunales ku punojte — Xhevahir er tej qysh kish
emrin ish qon.

Ka i here i bon dajes tellifon. E m’kallzo gjith gjojnat qi bahen
anejna m’Amirik. Hern e funit qi folim, m’thojte qi kishte i Billding. I
thojsha un nime, cere osh ky Billding er tu boft daja? Ene ai qi
m’thoshte, osh billding daje ..i modh i modh. Sun’i di daja kto gjojna e
Amiriks er tej — billding, furristrad, mercedes ..ihiiii er tej.
Tiknollogji, tiknollogji.

Vallahi kur ishim tu fol e nijsha qi Xhevja sun’ishte m’terezijt. Cere ke
er daj qi sun’mdukish majr?

Hic daje hic, halle Amirike er daj.

Po thunija dajes, si mos osh naj hall qi po zgjidhshim nime.

Hic daje hic, osh funi mujit e m’vje billi.

Cere osh ky Billi mer daj?

E daje, ktu n’Amerik vje billi daje, n’fun t’mujit e duhet me pagu pare.

Po mos ja jep er daj paret Billit. Sun’murrkam vesh qysh t’vijka Billi
m’shpijt me t’kirku pare, e ti ja hap qat der? A ji m’terezi a si? A i ke
thon Cetit?

Po cere me i bo Ceti er daj, ene Cetit n’fun t’mujiti i vje billi.

Sun’murkam vesh daja er tej, t’ish qon daja qaty e ..e qish kap ket Billin
e kishna shti me i rronx e fut e bjer er daj! Dy dur pur i kok jon er
t’keqen daja. Ja, sun’duro daja qishtu! Mos e lij mo qat Billin me ardh,
a m’ngjo?! Hajd daje, nime ..po e myll daja nime qi mos me harxhu mo
m’tellifon. M’difto po t’ardhi Billi prap, ..majr?! Hajd pra t’u boft
daja kurbon.

Ene qishtu qi thu tina, ktujna m’Shqipri sun’ja ma Billit me ardh er tej,
se e di cere i punojshim a jo!?!

Mar 10

E kom thon imijhere e kom thon. Qjo rinija e t’sotit osh ibret. Rini e digjinirume. Pranej ju thot daja nime qi duhit me nryshu t’sjellmen se vallahi keq kena per t’i pas punt. Kur ka qon daja i ri, kina pas lujt futboll m’i top lecke. Sa heret kalote xha Thimja, t’gjith nalojshim lojn. Kurse sot ri? Tuj kalu m’rrug tate ta kercit kalamoni m’top ene t’birtet qi i zujte rrugn topit. Hallaunarujt er tej me qte rini t’poshtr se na shtin m’dhe pirsgjallit.

Isha qon m’Tiron pir me maru ca pun qivirije. Tuj u kthy m’tren ka Tirona m’Peqin. M’vagonet me mu ishin dyj kopuk qi m’vrejshin e se cere po thojshin me njanitjetrin. E qi thu Tina, njani ka kta kopukt m’fol.

- O Xhaje ku e ke ble ket kapelen?

E ta kom pa er tej, gjith inot e kom pa, me demek qy kopuk cere po don me dit? Sun’i fola hic! E t’mka pyt prap, O Xhaje ku e ke ble ket kapelen?

- Sun’e kom emrin Xhaje er tej, po Daje. Kapeln e kom blejt m’pazart!

E t’kon fillu tuj qejsh er tej. Sun’i kuptojsha hic.

-O Daje, m’pyjt tjetri, Per ku je nis?

- … Peqin er tej, ..i here daja. T’i kom thon un.

- O Daje, po meqe Peqin i here, pse s’Peqin edhe here t’tjera? E t’ja kon fillu tuj u zgirdhi er tej.

…rinij e digjinirume.

Mar 9

Qi thu tina, vje i dite Idrizi, krytari kshillit t’lagjes, ka shpija Rremes. Hy mren e gje Honen. Oj Hone, thojte, kom ardh me urdh t’partis me bo numrim t’popllates.

E t’ja ka fillu Idrizi pytjet. Oj Hone qysh e ke emnin?
- Hone.
- Qysh e ke gjat ri gru?
- Aaaa po ti shtu thuj mre. Mihone Drillizaj
- Rrema qysh e ka emnin?
- Muharrem …me H n’mest. Se ja kishin shkrujt gabim ke libreza kursimit.
- Sa fmi ke?
- Qyqja re Idriz ti sikur s’po i di?! A s’ishe ktu mrom tuj honger meze me Rremn a si?
- Oj Hone a do pergjigjesh pytjeve a t’i kallzoj Rrems qi po nderhyn m’punt e partis?
- Haj pra nime vazhdo. 5 fmij kom. Burbuqja osh e martume osh 34 vjec. Nexhipi, qi vdekt nona, sa ka hy m’pun, osh beqar, sa i mushi 31. Mejremja, 25. Biu osht 24. …ene kaq.
- Hone, m’ke dhon 4. Ke harru cunin e vogel.
- U m’raft pika nones ishallah, desh harrova Sqifterin. Teri o 4 vjec. E ka nona cunin e pleqnis qi vdekt nona ishallah.
- Sqifteri esht foshnje apo i mitur?
- Qysh re Idriz? Car osht?
- Sqifteri esht foshnje apo i mitur?
- Cun, cun osht. Mashkull.
- O Hone, ktu m’dokument kom vetem 2 zgjidhje, ose duhet me shnu “foshnje” ose duhet me shnu “i mitur.” Ca osht pra?!
- Ku di gjo une er Idriz, foshnje duhet me qon se s’po dij ca dmth i mitur.
- Hone, je e sigurt Hone, se s’ban me ba gabime n’ket dokument.
- Po cere me t’thon Honija shkret tyna re? 5 klaset shkoll kom bo, s’kishim arrit hala ke “i mitur” kur e kom lon.

Idrizi, nga qi s’po e dijte vet cere ishte “i mitur” i girthiste Hones.
- Oj Hone, e ke kalamonin tat?
- Po t’keqen Honija, po s’di gjo Honija qysh me e dallu cere esh foshnje apo i mitur.
T’osh nxef Idrizi e ka fillu tuj girthit. Hone, cere e ke cunin?! Hone po t’thena, cere e ke cunin!?! ..Honija u ka trem e shkrejta. Filloi tuj qajt. Po s’di gjo mre Idriz, s’di gjo un e shkreta! …e pastaj t’o kujtu, prit t’pysim Dajen mre, se Daja duhet me e dit!!

E qi thu tina, m’bi dera. E cel e cere me vrejt, Honija tuj qajt.
- Cere ki ri Hone qi qa?
- Daje amon daje se s’po di cer e kom cunin, Terin, foshnje apo t’mitur?
- Qyqja, pse ri cere ka cuni? Ku i dhem?
- Idrizi don me dit se i dujsh me numru popllin. E u dashka plotsu dokumenti.
- Aaaaa po ti thuji mre Hone se m’ki ba merak. Vrej ktu nime ta shpjego Daja ty. Cuni foshnje s’osh, se osht cun. Po mos kish qon cun, do kish qon foshnje. Nime, a osh i mitur apo jo? Qjo o pytje vishtir Hone. Sun’di qysh me ta shpjigu ma lehtshim se osh fort e vishtir Hone.
- S’ka gjo Daje, vec ma shpjego amon.
- Nigjo Hone, rronja e fjals “i mitur” osh “mit” …legjond, Hone, legjond. M’legjonden e Mujit, Hone, Muji u ka lind i fuqijshm shum Hone, pranej osh bo ene legjond, .. mit Hone. A osht i fort Teri per moshn e vet Hone?
- Po vallaj er daj, shum ..shum i fort osh.
- At’her Hone, foshnje sun’o se osht cun. I fort per moshn qi ka osh, at’her i bi ne qon i mitur Hone. ….Iqinpurqin i sigurt Hone, osh i mitur.

Qishtu er tej, mos isha qon un er tej, Honija kish pur t’purfundu m’fletrrufe mu para kshillit t’lagjs pur neglizhonc familjare.

« Previous Entries