Kish ble Rrema sob

Jom cujt n’4 t’mjesit sot er tej.  Suj m’zuni gjumi hic.  Luj sa anej knej, hic.  Jom cu, pijta i got uj me sod buke, m’bani ma mir.  Qi thu tina, ndaj i sallon me komshiun, Rremen.  Vallahi Rrema s’ma mush shum synin, a burr i keq.  Sa here mildhna ke Mimi posht, i her s’e kom pa tuj fut duren n’xhep.  Gjith kohen vec tuj thon “o daj, m’ki borxh i teke …o daj m’ki borxh i teke.”  Gruja vet, Honija osh alamet gruje.  Apapa sa e mira ka pas qon kur ishte goca re ..ato floket bubrrica bubrrica ..apapa qi ma boni mishin miza miza.

Qi thu tina, qjo derdimenija ime, Sherbetja, ishte tuj ardh verdall neper sallon.  Hyn mren n’shpi e m’thot ..qyqja burro, paska ble Rrema sob.  Qysh moj ka ble Rrema sob, i thash?   Po er tej, m’tha, ka ble sob ..shqo vreje shqo.   E t’jom cu er tej, e kom kalu n’sallon para ders s’Rrems, hudh syt mren ka dhoma Rrems, hic.  I bi verdall ene i here, hic. Futem mren n’shpi e i gerthas ksaj vul-humes teme.  Cere sobe moj, t’kan fillu me t’ba syt a si?   Por er tutkun, m’tha, a s’ja vrejte soben e? …e kishin von siper divonit.  Shko shifi ne i here shko!

Cere t’shkoj moj, qi hongsh komt e i shkofsh n’bark ishallat …n’divon ishte Honija tuj flejt gjum, t’jon dukt byth si sob e re.

Qishtu er tej ..ksaj i thojn me t’fulliq nusja n’pleqni.

14 Përgjigje

  1. edrus thotë:

    Vallahi, i gjo s’mora vesht una: punote me Dru a me Korrent ajo soba?

  2. daja thotë:

    Honija puno mer gjrosh.

  3. Xhiku Sanijes thotë:

    Honija medek ishte bo “rubensque”.

  4. daja thotë:

    Xhike, demek ja medek er tej, se e keni ba qiket gjuh ibret.

  5. edrus thotë:

    Ene ti re Daje… do me fol për gjuh?
    Pse re? Ti për vete ku e gjete fjalën “gjrosh”?? Pse re pirdor fjal t’huja (kjo fjala s’osht as tironçe/ishmakçe/kavajse/elbasanDhiçe :P )

  6. daja thotë:

    aaaaaa s’t ka thon daja ty kur m’kon cu msus “vullnetar” m’Kuks tuj dhon msim Biollogji m’8vjecare m’86ten …naj dit kom me t’tregu punen e gjroshes e fasules.

  7. edrus thotë:

    tu ju rikthy temës ene i her(meqi ma tregove se me cfar puno ajo Soba): dmthon paska hy nukleArja n’Shqypni?

  8. eni thotë:

    gjigande daje:))

  9. eni thotë:

    kategorija “gjine pa shkolle” esh ulerime:D

  10. Rradjo Fadilit thotë:

    O daj,

    po i ikin valet rradjos s’fadilit. Je fut rondcem. Rrofsh ti ene Rrema!

  11. Cen Durimodhi thotë:

    Or Daje,

    Du me ta dergu ka i ajpod ty ne Honijes me nigju Myslymin po kam nji pyetje.

    Sa e ko numrin e veshit Honija se du me ja bo do kufjut me porosi!

  12. daja thotë:

    E ka t’modh veshin Honija er daj ..silli silli. N’qoft se sun’i hyjn n’vesht, ja gadis daja. hajd t’morsha t’ligat silli.

  13. Cen Durimodhi thotë:

    U.DH.T.Q

  14. N.Ago thotë:

    Ik ore dreq se po qesh si budallai!
    :)))
    Vallahi, je i madh!

Shkruaj një koment



Kujdes: Komentet moderohen, prandaj dhe postimi i komentit tuaj mund të vonohet. Mos e dërgoni të njëjtin koment dy herë.