Vrej qi Edi i Rusit m’kish lon i pusull e m’kish pyjt pse thejna “Gjroshe.” Nime un m’shpi teme them groshe. Apo qysh i gatun qajo Sherbetja ime er tej, kajmok kajmok i bo. I len me zijt gjith ditn e dites, ene bohen qato groshe er tej …cer me hor, cer me hor.
Qi thu tina m’86ten m’vje m’shpi Idrizi krytari i kshillit t’lagjs e po m’thojte “daje po dujna me t’cujt vullnitar m’Kuks me dhon msim m’gjimnazt.” E t’ju ka hudh qajo dirdimenija ime Sherbetja tuj girthit “qyqja cere vullnetari o ky mre Idriz …ju po dojkeni me e cu … ky burri jem me vullnet t’vetin s’osh tuj shku!”
E t’jom hudh er tej tuj gerthit ksaj temes tuj i thon, ulju eri dreq si s’i fulet kshu Idrizit. Idriz tina vallaj e di mir qe un me gjith dashni shkoj po s’jom msus er tej. Jep dajes mish ta gatu daja t’hajsh gishtet. Po libra sun’di daja.
- Daje mos ki problem hic daje se bjollogji ke per t’dhon. Kjo o gjethja, ky o bari, kjo o molla, ky o rrushi. Ja daje kto gjojna ke per t’dhon. Ti moll ke honger, apo jo?
- Po, vallaj kom hor.
- Rrush ke honger!
- Po ne rrush kom hor. ..ene bar vallaj simas rastit.
Qshtu ti daje, mos u trem hic, m’tha Idrizi, se t’gjith gjojnat e biollogjis i dijke. Cere me ba, hic, tunsha koken.
E t’jom nis er tej. 12 oret rrug per mi shku daja m’Kuks. E ct’m kon cu er tej, me i katun anejna n’rronx t’malit t’Artes. Cere me ba er tej, hic ..u dujshe dhon msim. E t’kom hyjn n’klas er tej. I kom rrudh qato vetlla per mi u duk i sert. E t’kom girthit ..cuju n’kom t’gjith. E t’jon cu. Ulni nime. E t’jon ul. I girthita ne i here ..cunju prap. Jon cu. Mos u ulni! Ca jon ul e ca kon ngel m’komt. Kush u ul, i kom vu ka i 4, demek s’kishin pas menien n’msim. Jom tregu i sert shum er tej. M’kon pas fryk t’gjith.
E t’kom hap librin er tej, si tashi e maj men ..m’faqe t’27. S’kom dash me bo gabim drijtshkrimor e t’kom girthit nji qi ishte ul m’bang t’par. Lixo shpejt. E t’ka fillu me lixu:
“Gjrosha eshte bim pyllore qe rritet ne pyje dushku…” Vallaji e disha qi dicka s’ish tuj shku, e t’kom vra menijen. I girthita prap ..lixoje ne i here. “Gjrosha eshte bim pyllore qe rritet n’pyje..” E t’a kom ndalu. Cere the mre? Cere bime? “..bim pyllore” m’thot. Mir mir, aty mir ma ki, po cere bime o ..qysh e ka emrin? “Gjroshe” …e t’i kom girthit …cere gjroshe mer tej, lixoje mir, cere shkrun?
“Gjroshe, presor!”
…vallahi po m’duhet me nderpre si po m’vjen nji myshteri, qe ju boft daja kurbon! Hajde qofte ke daja ..qofte t’mira ..qofte dasme!
..e vazhdon daja ma von kit ndodhi.
7 Mars 2008 më 3:38 am
Ty ore daje, tu shtofshin ditet, vallahi!
Me ke ndrequr diten.
Te pershendes or daje, megjithe zemer!
7 Mars 2008 më 3:53 am
mezi po pres vazhdimin daje…
gjrosha bime pyjore:)))
7 Mars 2008 më 4:06 am
gjrosha presor :DDD
ku ta ka gjet, se si presor qeke sjell, ua ke marre at cik frym.
Po gjethe, o daj, ene gjethe kishe honger, apo e hongre ke mali i Artes?
Iku myshteriu?
7 Mars 2008 më 4:24 am
qysh sun’e ka uru njeri dajen sot qi ka festen e prisorit?!
7 Mars 2008 më 5:05 am
na fal, daje: G’zu festen e presorit te bjollogjise.
7 Mars 2008 më 5:21 am
gzur daje.. e na fal..rrofsht gjrosha!
7 Mars 2008 më 5:38 am
haj ju mort daja t’ligat. haj t’ju puthi daja ke dy faqet.
7 Mars 2008 më 3:00 pm
Gzum festën o presori i bjollogjis!
para se ta tregojsh deri m’fun kët taten, ta them nji t’nahijes tonë, me nji presor qi kishte qillu me dhonë msim “vullnitarisht”:
Tahe, t’gjith me thon mas meje:
xh- e vogl e shtypit
Xh- e madhe e shtypit
Seeeeeeetrrrra!
7 Mars 2008 më 3:11 pm
Daje, ta kam thene tek …brima celesit per prisorin! Eja ta shohesh!
7 Mars 2008 më 4:09 pm
U munu daja me t’lon nji shinim ka bira celsitpo sun’dij qysh me ta lon. U dujshe mush ca gjojna qi dilshin qaty.
7 Mars 2008 më 5:30 pm
Or daj… hajt e gezofsh festen i here…
Funit funit u thuj ktyne qe une i cope çirak jom… ene hala sja kom marre doren zanotit…
Na per s’dyti a ke marre vesh gjo pse jane ty na naterru njerzia or tej… Mu marrin per dajen, e dajen e marrin per mu…
Mu qefi mbohet, se qoftexhi a profesion i nerum, po se si po me vjen zor me ti vjedh krieveprat or Daj…
I modh dhe i paperseritshem je dajo
7 Mars 2008 më 5:33 pm
Ene i here me provu emrin e ri
Prova prova…
-gjorsha ktu presori biologjise…
-Si aha…
-Nuk nigjo mire…
-E ka fajin radja…
He mer daje te lumte tastjera…
7 Mars 2008 më 5:37 pm
Or dajë, nuk e pres nga ty këtë ngatërrim.:)
Unë, vërtet kam për pasuri vetëm një birrë çelësi po, po ti biesh me miun tënd asaj veglës tek komentet që tregon dy v bashkë ose një “W” vetëm, do ta gjesh rrugën doemos!
7 Mars 2008 më 7:44 pm
Hik er tej se t’kom lon i pusull m’faqet tane.
O Kasata dajs, cere bohet me nryshu qate “ne” me “sa”
7 Mars 2008 më 8:27 pm
Po ti re Daj nerroje…ne dore e ke… Po kom fryke se s’na i ble njeri kasatat masanej
7 Mars 2008 më 8:28 pm
Po ti re Daj nerroje…ne dore e ke… Po kom fryke se s’na i ha njeri kasatat ne (sa) krahu masanej
7 Mars 2008 më 8:30 pm
Or daj… me iku njo teper…prej te qeshmes e kom prej te qeshmes
7 Mars 2008 më 8:46 pm
Mirë se të gjeta or dajë se vallai bilahi ktuna or tej qeka bo njona er milet. Qi thu tina kto gjroshët e profesorit ishin kuller
Hë qi të mos harroj, Gëzuar festën Presor!