Erdh Idrizi me na numru

Qi thu tina, vje i dite Idrizi, krytari kshillit t’lagjes, ka shpija Rremes. Hy mren e gje Honen. Oj Hone, thojte, kom ardh me urdh t’partis me bo numrim t’popllates.

E t’ja ka fillu Idrizi pytjet. Oj Hone qysh e ke emnin?
- Hone.
- Qysh e ke gjat ri gru?
- Aaaa po ti shtu thuj mre. Mihone Drillizaj
- Rrema qysh e ka emnin?
- Muharrem …me H n’mest. Se ja kishin shkrujt gabim ke libreza kursimit.
- Sa fmi ke?
- Qyqja re Idriz ti sikur s’po i di?! A s’ishe ktu mrom tuj honger meze me Rremn a si?
- Oj Hone a do pergjigjesh pytjeve a t’i kallzoj Rrems qi po nderhyn m’punt e partis?
- Haj pra nime vazhdo. 5 fmij kom. Burbuqja osh e martume osh 34 vjec. Nexhipi, qi vdekt nona, sa ka hy m’pun, osh beqar, sa i mushi 31. Mejremja, 25. Biu osht 24. …ene kaq.
- Hone, m’ke dhon 4. Ke harru cunin e vogel.
- U m’raft pika nones ishallah, desh harrova Sqifterin. Teri o 4 vjec. E ka nona cunin e pleqnis qi vdekt nona ishallah.
- Sqifteri esht foshnje apo i mitur?
- Qysh re Idriz? Car osht?
- Sqifteri esht foshnje apo i mitur?
- Cun, cun osht. Mashkull.
- O Hone, ktu m’dokument kom vetem 2 zgjidhje, ose duhet me shnu “foshnje” ose duhet me shnu “i mitur.” Ca osht pra?!
- Ku di gjo une er Idriz, foshnje duhet me qon se s’po dij ca dmth i mitur.
- Hone, je e sigurt Hone, se s’ban me ba gabime n’ket dokument.
- Po cere me t’thon Honija shkret tyna re? 5 klaset shkoll kom bo, s’kishim arrit hala ke “i mitur” kur e kom lon.

Idrizi, nga qi s’po e dijte vet cere ishte “i mitur” i girthiste Hones.
- Oj Hone, e ke kalamonin tat?
- Po t’keqen Honija, po s’di gjo Honija qysh me e dallu cere esh foshnje apo i mitur.
T’osh nxef Idrizi e ka fillu tuj girthit. Hone, cere e ke cunin?! Hone po t’thena, cere e ke cunin!?! ..Honija u ka trem e shkrejta. Filloi tuj qajt. Po s’di gjo mre Idriz, s’di gjo un e shkreta! …e pastaj t’o kujtu, prit t’pysim Dajen mre, se Daja duhet me e dit!!

E qi thu tina, m’bi dera. E cel e cere me vrejt, Honija tuj qajt.
- Cere ki ri Hone qi qa?
- Daje amon daje se s’po di cer e kom cunin, Terin, foshnje apo t’mitur?
- Qyqja, pse ri cere ka cuni? Ku i dhem?
- Idrizi don me dit se i dujsh me numru popllin. E u dashka plotsu dokumenti.
- Aaaaa po ti thuji mre Hone se m’ki ba merak. Vrej ktu nime ta shpjego Daja ty. Cuni foshnje s’osh, se osht cun. Po mos kish qon cun, do kish qon foshnje. Nime, a osh i mitur apo jo? Qjo o pytje vishtir Hone. Sun’di qysh me ta shpjigu ma lehtshim se osh fort e vishtir Hone.
- S’ka gjo Daje, vec ma shpjego amon.
- Nigjo Hone, rronja e fjals “i mitur” osh “mit” …legjond, Hone, legjond. M’legjonden e Mujit, Hone, Muji u ka lind i fuqijshm shum Hone, pranej osh bo ene legjond, .. mit Hone. A osht i fort Teri per moshn e vet Hone?
- Po vallaj er daj, shum ..shum i fort osh.
- At’her Hone, foshnje sun’o se osht cun. I fort per moshn qi ka osh, at’her i bi ne qon i mitur Hone. ….Iqinpurqin i sigurt Hone, osh i mitur.

Qishtu er tej, mos isha qon un er tej, Honija kish pur t’purfundu m’fletrrufe mu para kshillit t’lagjs pur neglizhonc familjare.

12 Përgjigje

  1. Perparim Hysi thotë:

    Kete her e ke tund,or tej!nj’ashtu,dej!Ene idrizi,person i qut se te tille ishni ata te lagjes,kur thoshte dikuhsi(ah,rahmet i paste shpyrti!):”gamor ai i lagjes/gamor edhe ay i nalti,ne qyveri/eh,gamor hesapi!”.

  2. P M thotë:

    Daje, ky shkrim eshte nga ato trillimet qe jane me reale se realiteti. Te gjithe ata qe bejne pordhe me numra, jo ka 2 milion shqiptare, jo ka 15 milione shqiptare, duhet te lexojne nje here kete histori qe ta kuptojne se ca rrumpalle eshte ai katundi jone.

    Hajt me te mira, e t’u shtofshin qoftet!

  3. Rradjo Fadilit thotë:

    O daj’, o pressor, ti rrofsh q’i na i spjegove se ca o i mituri. T’u shtofshin qoftet, them ene una.

  4. N.Ago thotë:

    Me leje prisor!
    Me ndihmove dhe mua te mesoj per miturine.
    Nuk thone kot qe duhet patur mendjen ne mesim.
    Mu kujtua dhe nje shprehje popullore , ta them me leje prisor?!
    “Njehere me njerin, njehere me tjetrin, nuk bera nje djale me burrin tim”! Po kjo eshte armiqesore prisor, e leme me mire pa e perhapur ne kolektiv. :P
    Hajt nje jave te mbare!

  5. daja thotë:

    Cere qu trillim tina er daj? S’t vijka zor tyjna qi akuzo dajn pur shpifje?! Jazik t’qoft qoftja er tej.

  6. eni thotë:

    o daje ti i jep uje n’bisht luges te gjithve! rrofsh or tej!

  7. belle_fleur thotë:

    Cun osht cun :) Eh paske bo sevap or daje qi paske m’su Hones qi Terin e paska cun t’mitur.

    Daje, rrofsh e gezofsh or tej se na knoqe!

  8. Kasata .... (per efekt rekllame) thotë:

    Eh me daj sa te kom kerku… Ke porta e kalase…Po hic bre hic… Do dal neser me tabelle, se mos te gjej… Po thasha Jalla e kane ngaterru dajen me guret e vjeter qe kane gjet, ene e kane shpall monument kulture :D

  9. bira celesit thotë:

    Po jo mor daje se nuk te akuzon kush ty, nje baracalete thashe dhe une! :)

  10. P M thotë:

    Daje, une ‘itelektuali’ te bera kompliment. Ti merre si te duash.

  11. daja thotë:

    Kasate, osh qjon daja me paqefllik ta morsha ..pranej sun’ka dal hic qito dit. Masnej ti ke ardh m’Xhuma ..sun’del daja m’Xhuma.

  12. edrus thotë:

    O Daje, ta kom qit bojën (shko e shife vetë po deshte ke shpaja jeme).
    http://edrus.shqipo.com/2008/03/10/sa-litra-pije-kot-fare/

Shkruaj një koment



Kujdes: Komentet moderohen, prandaj dhe postimi i komentit tuaj mund të vonohet. Mos e dërgoni të njëjtin koment dy herë.