Qi thu tina, kom dyj nipa m’Amirik. Xhevja osh ma i modhi ene ma i quti.
Cetit, vllai vet osh shum i sakelldis. Qysh kur ka qon i vogel, Shefqeti,
vec zullum bojte. Xhevja osh qon nxons i majr, puntor aq i majr qi i
morshin t’ligt gjysa komunales ku punojte — Xhevahir er tej qysh kish
emrin ish qon.
Ka i here i bon dajes tellifon. E m’kallzo gjith gjojnat qi bahen
anejna m’Amirik. Hern e funit qi folim, m’thojte qi kishte i Billding. I
thojsha un nime, cere osh ky Billding er tu boft daja? Ene ai qi
m’thoshte, osh billding daje ..i modh i modh. Sun’i di daja kto gjojna e
Amiriks er tej — billding, furristrad, mercedes ..ihiiii er tej.
Tiknollogji, tiknollogji.
Vallahi kur ishim tu fol e nijsha qi Xhevja sun’ishte m’terezijt. Cere ke
er daj qi sun’mdukish majr?
Hic daje hic, halle Amirike er daj.
Po thunija dajes, si mos osh naj hall qi po zgjidhshim nime.
Hic daje hic, osh funi mujit e m’vje billi.
Cere osh ky Billi mer daj?
E daje, ktu n’Amerik vje billi daje, n’fun t’mujit e duhet me pagu pare.
Po mos ja jep er daj paret Billit. Sun’murrkam vesh qysh t’vijka Billi
m’shpijt me t’kirku pare, e ti ja hap qat der? A ji m’terezi a si? A i ke
thon Cetit?
Po cere me i bo Ceti er daj, ene Cetit n’fun t’mujiti i vje billi.
Sun’murkam vesh daja er tej, t’ish qon daja qaty e ..e qish kap ket Billin
e kishna shti me i rronx e fut e bjer er daj! Dy dur pur i kok jon er
t’keqen daja. Ja, sun’duro daja qishtu! Mos e lij mo qat Billin me ardh,
a m’ngjo?! Hajd daje, nime ..po e myll daja nime qi mos me harxhu mo
m’tellifon. M’difto po t’ardhi Billi prap, ..majr?! Hajd pra t’u boft
daja kurbon.
Ene qishtu qi thu tina, ktujna m’Shqipri sun’ja ma Billit me ardh er tej,
se e di cere i punojshim a jo!?!
12 Mars 2008 më 7:45 am
Po si ja ke cuar zotrote daje, mire se t’gjeta.
I kam edhe une dy nipa ne amerike. Kam edhe dy mbesa. Po hic s’i marr vesh. Se cflasin keshtu caprazce, e une plaka hic. Shume te ngatrruara i kane ato punet ne Amerike. Amerika eshte e madhe qe thua ti shok, qe nuk the gje fare. Te thella e te lemsh punet. Ti keta nipcet i paskerke te mire. Ata te mite papapapa, ik mi none ku merr vesh ti, me thone. Po i flitet keshtu nje plake? Po keta te rinjte e sotem jane te hurit e litarit. Te bejne gjemen. Harrdallosen gjithe diten e perendise. Po, he, do na e rrefece me vone se si vajti puna e Billit, se me ngeli mendja mua. Ishallah nuk jane zene e therrur se te vjen policia more mik, e kta niperit me thone qe andej nga ameriqia policia ta ben sus, jo s’i kta malukatet tane qe i jep nje qofte e e mbyllin nje sy, i jep nje teke raki e e mbyllin edhe tjetrin. Jo, jo, kta te ameriqise tmarrin gjak ne vetull e nuk ta pertojne fare. Shtet i madh ai, e me rregulla, jo si dhi te zgjebosura e bishtin perpjete. Po he zotrote, do dukesh ndonjehere per nje kafe turke, se e paske muhabetin te embel. Mbase vjen edhe Idrizi. Burre i mire, zoteri. Ne mbledhje te organizates i shkonte fjala si gjalpe. Une merrja edhe nipcen e vogel ne mbledhjen e partise, se ku ta lija rrugeve? rrugeve nuk e lija dot, e merrja ne mbledhje te Partise. E Idrizi nuk thoshte gje i shkreti. He, Zenepe, erdhe? me thoshte. Burre i respektushem shume, Idrizi. Por qe kur me ka vdekur plaku nuk me ka ardhur me. Nuk e di pse. Ika, se te lashe pa pune. Dhe ec duku, se e bej kafen te mire une. Ika. Ja t’u befte dita e mbare daje.
12 Mars 2008 më 7:46 am
O daj na e çorodite gegnishten krejt…
12 Mars 2008 më 10:15 am
U tu boft daja kurbon qi je shqetsu pur gegnishten tina. Daja sun’foli as gegenisht as toskenisht. Daja foli dajenisht.
12 Mars 2008 më 1:39 pm
Hihihihi “daja foli dajenish”, qashtu daje qashtu
:P
12 Mars 2008 më 7:09 pm
Er daj,
Cere osht tu thon kjo Zenepja sun e mor vesht. M’duket daj se osht tu t’dergu Flirtin or tej… A njef Flirtin ti? Osht vllaj i Billit or tej…. ene Zoti t’rujt kur te vjen Flirti … se dhe ky ti bo leket mut… ti bo…
12 Mars 2008 më 7:15 pm
O Cen po mos i fut fryken dajes asho or taj… Nuk o puna qashtu fjesht… Ti mos e naterro Flirtin me Billin nime se jone gjona te ndryshme.. I pari ti merr paret per qef te vete, i dyte per qef te perbashket…
Ene sikur po bo gjo daje, i kafe turke ka me pi, apo jo zenepe
13 Mars 2008 më 2:29 am
U me marc te keqen, me marc. Po une jam grua e ndercme, more malukat. uuuu s’i ke lene gje atij lanetit tim, tim shoqi, ndjese past. Edhe ai keshtu si ty, i lig. Po, mua me njeh gjith lagja,e gjtihe shoket e organizates. Jam grua e ndercme e me namuz, qe te shplafte panukula te shplafte. Po, une mezi mbahem ne kembe o derdimen, apo skam thyer edhe kerbishten, e kur prishet koha ma jep si me thike ma jep. Nje dore e kam shpirtin, e ate e mbaj me ilace. Po, ku ma gjete flirtin ti mua, jarebi. E po c’u ben kta njerez kshtu. Ja edhe ky im bir, ku ishe moj plake gjer tani, me pyet. Te pashe me Dajen, me tha. Ca deshe ti me Dajen. Po s’i sju vjen turp qe i flisni nje plake keshtu. Une keto mend nuk i kisha kur isha e bukur si llokume, tani qe jam bere mafishe, aha vajti koha ime. Ika, o daje, ika te pi nje kafe e te mbledh zemren. Mileti i poshter, daje. Ika, ika. Ze te rrojne gjith cke e vetem per te mira te ardhca!
13 Mars 2008 më 3:30 am
Oj Zinepja dajs, qi vdes daja kur i knon ti kai pusull dajs. Qysh osh qjon qajo konga “Sa e mir qi je, o moj Zenepe!”
E di daja qi nime sun’kina mosh m’u hallakat, po vallahi er tej, nji tradhti bashkshortnore osh tuja pas qefi dajs. Sun’merr vesh gjo Sherbetja er tej jo, oj Zinepe.
13 Mars 2008 më 4:15 am
u me marrci pleshtat, me marrci.
13 Mars 2008 më 7:31 am
Oj Zinepe, t’du daja.
13 Mars 2008 më 7:53 am
O Daje, po ku je mi daje? Po si ke qen nj’her? Kshu nga jashte majr m’dukesh, majr. Eh daje, daje, jeni mire ju anej nga Shqipnia e daj. Qofte po, raki po, kange si t’i dush, Zenepja po nj’aty osht. Ktej nga Amirik osht bo keq vallahi. Ndigjo mu o bo keq. Lene se c’te thojn ato nipt e tu. A e ke marr vesht ate punen e governorit te Nju Jorkut e daje. O bo keq per ate pune or taj. Pare e modhe. Nje mij e kusur dollare n’ore mor daj. As Billi nuk te kerko aq ne fund te mujit or daje. Po hajt mo, do bajme si do bajme…
Shnet e daje dhe shkruj prape se na kenoqe me ksi lloj gjonash. Ke muhabe t’ambel, sic e thote edhe Zinepja. Zinepe, mos iu merzit dajes se per t’miren tate e ka. Hajt shnet pra se u bora vone per pune.
13 Mars 2008 më 8:50 am
hahahahahaha!
Zenepe, të paska ikur plaku po, qënke vërtet me namuz!
Të marçin pleshtat këta ty, ashtu pleshtat të marçin!
26 Mars 2008 më 6:56 pm
Domithon last minit situejshen o:
Ta kerkova po sma dhe
Oj oj Zenepe..