Birr me kryp

Daja sot osh me paqefllik. U bana 2 dit m’shtratet e s’po muj me liviz. Sherbetja qi i morsha t’ligt m’ka ba yzmet ..sun’e mohoj. Osh aq e mir er tej saqi imijher i kom thon: oj Sherbete me t’past majt qajo jotom ene pes minuta ma shum n’sherbet …mjalt kishe me u pas ba!!

E du shum daja shejtonen e du shum. Pur 8 Mars er tej kina ba fest t’modhe. Kom blejt 2 bidona koka kol. Kom blejt ene 3 shishe birr pi Amirike si qajo Kurona me “c” u shkrujte. Birr kjamet e majr. M’thujti qaji cuni qi ma shiti me e fut m’kryp se bahet ma e mir. Qysh me i fut kryp er tej, si po na lu menc, t’i kom thon un. Kshu o Daje kshu, ngjyje me kryp gryken e shishes. E t’m ka kallzu qysh me ba.

Shkojta m’shpi er tej …ene i kom thon Sherbetes.  Sherbete, pur 8 Mars t’ka pru daja birr me kryp.  Birr Amirike gruje, e pijkan me kryp. Hej cere ba qajo Amirika er tej hej.

E t’ka mor Sherbetja kryp, e ja shtini mren birres par.  T’ka shpirthy qajo birr er tej ..i kish shku shkuma m’tavon.  Cere ba mi dridimene cere ba? S’shtinet qashtu krypa er tej, u dush fut gryka m’kryp, ngjon tina?

Bah sa per s’mirit t’ja kina kalu er tej.  Lepi kryp prej gryks shishes, fut kai kafshat buk ..ene shtyje me birr.  Cere sun’menojn Amirikont er tej, qi i past daja.

5 Përgjigje

  1. eni thotë:

    t’shkume daje..
    paskeni bo qejf me menyra allasojshe er daj :p
    ameriqent e kan mor prej meksikonve ate muhabetin e birres se sun rrin pa vjedh içik..

  2. bira celsit thotë:

    Eh mor Daje.
    Ke filluar ta marresh me te mire, mesa shoh, Sherbeten tende.
    Ndofta per efekt…Zenepeje, apo me duket mua?!

  3. bellja e furrit thotë:

    “oj Sherbete me t’past majt qajo jotom ene pes minuta ma shum n’sherbet …mjalt kishe me u pas ba!!” :)

    Lum tina per Sherbeten or daje!

  4. Cen Durimodhi thotë:

    Or Daje,

    Cere bohet anejna ka Gerdeci mer daje? A i ti shptoj zoti njerzt e tu, ne karrocen me qofte?

  5. daja thotë:

    O Ceno …cere m’ka gjet er tej cere m’ka gjet. M’osh thy ekroni laptopit prej presjonit e pranej sun’mun me shkrujt nime. Jom me i kafine iterrneti tuj lixu lajmet er tej. Qai Salija Bisha …Birisha se u natrrova e ka fajn njo Dajn.

Shkruaj një koment



Kujdes: Komentet moderohen, prandaj dhe postimi i komentit tuaj mund të vonohet. Mos e dërgoni të njëjtin koment dy herë.