Daja osh sintimunal sot er tej

Oj Zinepe cere m’ki ba moj Zinepe. Ngjo, po t’nis qikte kongn e Myslymit t’modh qi vec pur ty m’ban me menu. Zivundco “Ristana” me “Zinepe”

“…ne shtepi po rrisha vetem,
ate isha tu menue,
erdhi nana hapi deren,
tha Zinepja o martue
…jo, jo s’e besova!”

6 Përgjigje

  1. maja akllit thotë:

    http://youtube.com/watch?v=O8d5cSSKNoI

  2. Perparim Hysi thotë:

    Daj,po care je tuj ba kshu tina?
    Po Lymi-rahmet i paste shpyrti,jarabi!-e ngrente te vdekmin prej vorrit dhe jo mue prej shtrotit(se te kam thane qe jam i ilg).Tash jam ngrejt ashtu xarr-xarr,i vuna kufjet ne veshe,i nigjova kengen e Ristanes(ajo kang ka qen “hit”ne mes viteve ‘50(se jam i lasht une,daj!).Hit po them njimena,por asi kohe asi thoshnin hit,por kanga e RISTANES DHE AQ.Ti,me sa shoh,qenke mpleks greth me Zinepin dhe s’po i ndahesh.Une po t’i qinis ca vargje qe,ndoshta,po ia kenon asajta.Vetem mos na dali llafi se po m’mallkon edhe mue,edhe m’xan dore me nji mallkimi mue:se dhe kshtu si jam,jam i rrezikue.
    Qe dhe kanga jeme per Zinepin

    Doli ylli prej konakut
    Dol Zinepi prej pragut
    Tek pi kofen e sabahut
    E vishtroj un pasw oxhakut.

    E lash kofen,edhe dola
    Pas iu vura,pas iu solla
    I fol ultas vec nje fjale
    Por Zinepi hic s’ma var.

    Tobe dreq he starfulla
    Gati po me gjen hata.
    Moj Zinep,-i them,cile gojen
    A e she m’vure bojen?

    Hiqu daj,se kom nji tjeter
    (S’ha daja:asht gjineshter!)
    Se keshtu po thoin shume cupa
    Dhe ne thoin,e kan nga turpa.

    Jo,vallaj,aspak s’te ndahem
    Sikur tash medysh te ndahem.
    More daj,po ti ke Sherbeten?!
    Pul’ e botes ka lezeten.

    He,mor daj,po ben gallate
    (S’po fle gjume as dite as nate)
    Jap e marr: e “mund” Zinepin?
    Tash vec daja,ndjen lezetin.
    Perparim Hysi,14 mars 2008

  3. Cen Durimodhi thotë:

    Daje,

    Ho me? Do e boni i treshe me Papi ne Zinepen? Therritini dhe Daje Boratit bojeni katershe…

    Seksi time!

  4. bira celsit thotë:

    Zenepe tu bëftë nëna
    po i ikën dajës mëndja
    mos u bë kaq zemërgure
    se po vritet pa kobure

    Mbahu dajë, të mos epesh
    ti fitosh zemrën Zenepes
    vallahi do bëhet nami
    qofte e raki na ndani.

    Të na trashëgohet çifti
    që nga interneti lindi
    ti bilbil ajo fëllënxë
    ndaj e bëra këtë këngë!

  5. bellja e furrit thotë:

    Pupupu çer bo kshu mer amon se osht vikend ene s’osht mire me kshu sentimentalizmash.

    Daje knoji kyt kongën fllonxës ene ishalla po i bo derman:

    Sa e mirë që m’je
    ti moj Zenepe!

    Vikend të xixëllushëm!

  6. eni thotë:

    ç’me kujtove ate kongen:

    kujtova se binte shi, ato ishin lotet e mi :))

Shkruaj një koment



Kujdes: Komentet moderohen, prandaj dhe postimi i komentit tuaj mund të vonohet. Mos e dërgoni të njëjtin koment dy herë.