Ngjo dajen se kom i thiori temen pur fjalt Shqip

Vallahi u bana nja dy dit qi po vrej verdall rob qi po munohen me analzu gjuhen shqip.  Nime e dini qi daja po e do shum gjuhen ene cere s’baj me e purdor sa ma t’pastur qi t’kem munci.  Po kom lixu nji artikll kjamet t’mir qi e kish shkrujt nji ktujna ku kom ne un difterin tem.  Ene qiky po analizojke fjalet.  RA po thojshke, i bje me qon zoti Egjyptjonve, domethan qi ka Ron pri qjelli.  Ngjon er tej?!

Po minojsha ne un. Purshemull, fjala Qeni, them daja se do me than qe-ni (qe e ngjon, me i llaf)  se vallaj qeni ka ngjim kjamet m’mir.   Ose, po minojsha purshemull:

Hale - vje prej ha-le, cere ha e le qaty kur maro pun.

Gamor - vje prej gja-mor (”gja” do jet ba “ga” me kalim t’kohs), domethon daja, qi mer gjojna.  Gamorit ja ve m’kurrizt ene i mer.

Byftek - vallaji er tej, qysh me ta spjegu daja qiket tyna se osh icik e komplikujt.  Byfteky vje pri pjeses byth’s t’lops.  Me kalim t’kohs, prej byth osh ba byf.  Nime, “tek” vje se je tuj hor vetem.  Me i fjal daja, byftek  domethon me hor mish prej byths lops sa pur i person.

16 Përgjigje

  1. N.Ago thotë:

    Shqetësime me vend or dajë.
    Fundjavë të qetë!

  2. edrus thotë:

    eh mer Dajë!
    Se fjala nxjerr fjalën dhe grepi nxjerr …
    Se po hudha ene un degë m’degë me e qit at llafin tem.
    Se qi thu ti Daje, gjuha osht punë e natarrume, ene osht fort kollaj me bo gabime.
    Si the??
    Don shemull tina?
    Ta jap un mre, flurëëëë:
    P.sh, thohet qi “S’ka pyll pa derra”, mirpo “derri do plum”, po ka i her duhet “me i thonë derrit Dajë”… nga ku: Daja do plum!!!
    A e shiko ti re Daje se sa t’natarrume janë kto gjojna apo jo?

    Jo për noi gjosen,po isha ene un tuj llogarit se ka vje fjala qofte… ene sipas rradakes teme, e dajsha m’dy llafe: “qo” ene “fte”, ku qi thu tina, ajo “qo”, o ka qenë “ço” o ka qenë “qe” (ene mos kujto se nuk mka shku menia ene tek xanoret me pikë cipër), kurse për at llafin tjetër, isha n’dyshim… jo se nuk e dijshëm se prej kujt llafi vje, sepse atë e dijshëm si drita e dillit qi vje ka fjala “ftere”, po ktu mu natarrote muhabeti, se a kish t’bote me fterën ku skuqn qoftet apo me fterën e robit domethon surratin. Shpresojm qi kta çunat e knushëm t’na japin noi xhevap për t’qenë e t’mos t’na lejnë t’vdesim njoranta.

  3. Zenepja thotë:

    uuuu, sa mire ke folur zotrote. SI djali i Jasharit, edhe ai keshtu i lecitur si ty. Djale i mire, ta pish ne kupe. Familje patriotesh ata, denbabaden, dine cflasin. Jo si ky djali i komshiut, qe vetem zeher i nxjerr goja. Gjynaf, se e ka familjen te mire, ai i jati goxha burre i fisme, po c’te ben femija thuaj nuk ta ben as hasmi. Kokeulur ecen i shkreti, gjithe ai alamet burri, jarebi c’te ben femija. Nuk jemi te lashte thote, po si nuk jemi te lashte, vetem une u bera 100 vjece. Ju ka marre perendia mendte, ketyre te rinje te sotem, hic nuk e duan kete vend: po ku ka si vendi jot. Ja shiko djalin e jasharit sa bukur flet, te keaq shpirti. t’i shpjegon gjerat kokerr me kokerr si fasule.

    More daje, a ben kukurec ti, se na ka vajtur mendja. Po, zotrote e di te ma ckopsitesh kete fjalen kukurec. Se une pa shkolle jam, e kater klase kam bere me kurse analfabetizmi. Po ky im bir qe tallet me mua me thote qe ku-ku-rec eshte kuku - habija dhe rec eshte rektal, zorre. Aman te keqen, ti si thua, se ketij timit nuk i besoj me; c’te jete kjo fjale kukurec?

  4. edrus thotë:

    E nderuar Zenepe, që thua ti, ku-kur- ec, ka qënë një ngatërrim me tërë kuptimin e llafit që thua zotrote. Se Sabija, e shoqja e Aliut të Hasimesë e tregonte një herë e një kohë.
    Ti e di se ajo e shkreta është një çikë e lënë nga veshët, dhe një herë kur Jashari po e pyeste se pse ishte një çikë si e xverdhur, ajo po i tregonte se e kishte zënë maqina kur qe kthyer nga qyteti, aq ja kishte nakatosur së shkretës, sa zorrët në grykë i shkonin edhe atë copë rrugë nga rruga në shtëpi.
    Pasi e pyeti për shëndenë, Jashai e pyeti se ç’do gatuante për darkë ndonjë gjë të mirë… dhe ajo e shojtura, e kujtoji se ai e pyeti se kur nuk ndihej mirë, dhe pa të keq ju kthye me zë të lartë: KU?? KUR EC.

    Për dreq, atë darkë, Aliu kishte gërshetuar ca zorrë që ç’të të them, po edhe Sabija kishte bërë një plëncanik që të lëpije gjishtërinjtë, dhe Jashari kur po hante, donte që të lëvdonte të zonjën e shtëpisë se si kish gatuar, dhe tha: Për shpirt të nënosë, si ky ku-kur-ec s’kam ngrënë ndonjëherëëëëëë!
    Dhe kështu, që ahere, i ngeli Kukurec.

    P.s: Për kukuruc pyete Dajën, se as unë nuk e di se ç’do me thënë Ruci (bile më quan edhe Edi i Rucit!!!)

  5. daja thotë:

    Edo, t’kom daja si t’fortet qi i thurrasin m’emer t’momes: Tani i Nexhijes ose Biku i Veremes. Tina tu baft daja je Edi i Rrucit (a je i biri Rrucijes a si?!)

  6. moza thotë:

    M’shtifsh n’dhe ere daje,m’kallzo i gja.
    Se ne n’kasollet e godoleshit skemi drita 27 ore ne 24 :-)
    A ma difton dot ka vjen llafja qiri ?

  7. Zonja nga Qyteti thotë:

    DAJA= da + ja
    da = po ne rusisht
    ja = o shkurtimi i jah dmth po ne gjuhen e allamanit
    rezultat=>daja o nji personazh shume pozitiv vetem se e ka prejardhjen nje çik te ngateruar.. siç tregojne dokumentat e kohes andej nga fshati dajes do kete kaluan ndonje autobus turistesh ose delegacion rus dhe allamon

    QOFTE=qo + ftere
    qo= ja, ja ku e ke, plasi syt
    ftere = surrat, çere
    rezultati=>
    daja: si qenke zverdh ti re loni,
    loni= ha bar ha bar..na iku surrati ,ene ca gjojna t jera mbe daj
    daja(duke treguar qoftet): qe fteren re loni..
    dhe qe nga ajo dite ata ia vune emrim qeftere, po duke kalu nga brezi ne brez o bo qofte.

    KUKUREC= o fjal e pist po megjıthate do e perkthejm.
    orıgjınalı vje nga turçja.
    KUKU- o shum laf i pist. si nuk i erdhi turp zinepes qe e tha me ze te larte.
    tani qe thoni juve turqit kte kukurecın e shesin neper rruge po ne oret e vona te nates.. robt e digjenerum qe bredhin noten per pun te kqia kur i merr uria shkoj ia fusin ndonje ne hell. atje duke ngrene bojn mohabet me njani tjatrin.. opo si e kishte kukun ajo zinepja re ti.. kuku re loni keshtu kuku ashtu..ene me kalimin e kohes ati i mbeti emri kukurec.. ene thuhet psh. do vemi per fundjav tia fusim nje kukurec..
    Source: http://www.zonjangaqytet.vocabolary.com

  8. daja thotë:

    Moza dajs …ngjo dajen se qysh me ta spjigu daja qirinin tyjna.

    Sherbetja jeme ban gjithmon gabim kur hijkin dritet ene m’thojke “O daje …m’jep i qiri.” Un kisha qon keq me grip ene m’ijshin bukos vesht ene I girthissha “hik ri gru se jom smut e ti m’thujke me t’dhon i t’qiri?! Hik eri dreq se jom smut!!

  9. moza thotë:

    Eh mer daje po Sherbetja si shejtan qi asht ta ka hudh i llaf, ene si dihej e nigjoshje mire a nigjojshe keq, e fitume ishte ajo.
    Ta kam kenu at kangen ? :
    Sot ka feste e gjithe tirona
    Nuk ka drita asnji shpi
    po pyt baba
    ku osht nona
    qe te bajme
    i dore dashni :-)

    Ni ket ka nigju sherbeja
    Ose ne ket tjetren :

    Jina qe jina
    Veglat i kina
    pune skina
    drita skina
    a s’ ..na :-)

  10. Kasata .... (per efekt rekllame) thotë:

    Rrofsh o daje qe na mblodhe…
    Po fjala raki si bo… kush e ka bo dhe pse e ka bo ? Tape jome tape :D

  11. bellja e furrit thotë:

    Daje na knoqe ere amon. T’u shtoftë ymri jarebi! :)

  12. N.Ago thotë:

    Moza, po na prish dajën më duket! :)

  13. eni thotë:

    kraste rakija mos ka ardh prej Perunis se egjyptjonve : ra=emri i tij ene shtojcen “ki” mos e kan von qi ta ket menjen ne msim Raja masanej ene mos morri kot:)

    p.s: perpjekje e deshtuar e imja per t’jua afruar ketij posti lapidar:)

  14. Zonja nga Qyteti thotë:

    Fjala RAki vje ka e njojta rronj me “qiri” or tej se orıgjınoli ka pas qen “raqi” po me kalimin e kohes o bo “raki”.
    Njıme “raqi” siç e tha ene Eni domethon ” ka shku Raja per me u ..bip bip bip..

  15. moza thotë:

    ho pra daje.
    Na hudh nai menim per futjen.
    E shqiprise n’NATJO :-)

  16. daja thotë:

    moza dajs. Daja sun’murret me pollitik. Daja ja kom lon Salis ne Tosit. …kot me rrejt, i du fort t’dy.

    NATA er tej osh orgonizat e mir boll. Sun’e murr vesh pse po qonka gja e modhe ..se na kena 17 vjet qi jena m’Errsin, sun’kena hy m’NATET sot pur her t’par.

Shkruaj një koment



Kujdes: Komentet moderohen, prandaj dhe postimi i komentit tuaj mund të vonohet. Mos e dërgoni të njëjtin koment dy herë.