Mar 7

..haj se erdh prap daja pur me maru ndodhin qi lash pirgjyst.

E ki von re tina qi kur sun’ke myshteri sun’ke hic, po kur vijn ama t’morin shpirtin er tej. Sun’kon t’nalume. Nji do qofte, tjatri shishqebab, i tjater sun’di hala cere do …m’i kon mor ne qto 2 pare men qi kom pur shpirtin tem.

E qi thu tina isha tuj pyt qate nxonsin qi po m’thojshte gjroshe. I girthita qi po thojshte gjroshe nime. E t’kom hap librin er tej. Cere me ba, isha i detyrum me lixu vet. E t’kom lixu “fa suli j a.” U kom nxef. I girthita, ktu lixo fasulja jo gjroshe er tej. E t’mu ka pirgjigj.

“Po gjroshe i thejna ne presor.”

Un kur bahet llaf pur edukim, jom shum i sert. Sun’duroj t’ulin posht gjuhn qi e kena pastr. E ula qiket nxonsin, e pyta i tjeter me lixu. Ene ai m’thot gjrosh. Pys ne i goc, se dihet ma, gocat jan nxonsa t’mir, cunat jon brryl. Ene goca m’thot gjroshe. Kom fillu tuj bertit er daj. Pranej m’ka pru partija ktu se ju dashka msu ene gjojnat baz se ju sun’dikeni hic!

Nji t’kom mor i shkums er tej. E t’kom shkrujt m’tabelet F e t’jom kthy ka klasa. Cere shkroje a kjo?

“Ffffffff”

Majr. ..e shkrujta A, po qjojna?

“Aaaaaa”

Shum majr! Ene vujna re qi nji dipsiz anejna ka funi sun’girthiste shkrojat. U nxefa, e pse sun’girthet tina? I di gjith shkrojat zotnija jote? …pirjasht e sun’e prun koken mrapsh pa m’sill prindin. …pirjasht!

E t’kom vazhdu tuj shkrujt m’tabelet er tej.

S - “ssssssss”

U - “uuuuuu”

L - “llllllllllllllll”

E - “eeeeeeeeeee”

Lixojeni t’gith nime!!

“Gjjjjjrrrrrooooooooshhhhhhhh”

…hoqa dor er tej. Kur sun’dun me msue cere me ba? …ment e mija me i dhon a? Hic! Qaty t’rrin …injuranta t’mesin.

Mar 7

Vrej qi Edi i Rusit m’kish lon i pusull e m’kish pyjt pse thejna “Gjroshe.” Nime un m’shpi teme them groshe. Apo qysh i gatun qajo Sherbetja ime er tej, kajmok kajmok i bo. I len me zijt gjith ditn e dites, ene bohen qato groshe er tej …cer me hor, cer me hor.

Qi thu tina m’86ten m’vje m’shpi Idrizi krytari i kshillit t’lagjs e po m’thojte “daje po dujna me t’cujt vullnitar m’Kuks me dhon msim m’gjimnazt.” E t’ju ka hudh qajo dirdimenija ime Sherbetja tuj girthit “qyqja cere vullnetari o ky mre Idriz …ju po dojkeni me e cu … ky burri jem me vullnet t’vetin s’osh tuj shku!”

E t’jom hudh er tej tuj gerthit ksaj temes tuj i thon, ulju eri dreq si s’i fulet kshu Idrizit. Idriz tina vallaj e di mir qe un me gjith dashni shkoj po s’jom msus er tej. Jep dajes mish ta gatu daja t’hajsh gishtet. Po libra sun’di daja.

- Daje mos ki problem hic daje se bjollogji ke per t’dhon. Kjo o gjethja, ky o bari, kjo o molla, ky o rrushi. Ja daje kto gjojna ke per t’dhon. Ti moll ke honger, apo jo?

- Po, vallaj kom hor.

- Rrush ke honger!

- Po ne rrush kom hor. ..ene bar vallaj simas rastit.

Qshtu ti daje, mos u trem hic, m’tha Idrizi, se t’gjith gjojnat e biollogjis i dijke. Cere me ba, hic, tunsha koken.

E t’jom nis er tej. 12 oret rrug per mi shku daja m’Kuks. E ct’m kon cu er tej, me i katun anejna n’rronx t’malit t’Artes. Cere me ba er tej, hic ..u dujshe dhon msim. E t’kom hyjn n’klas er tej. I kom rrudh qato vetlla per mi u duk i sert. E t’kom girthit ..cuju n’kom t’gjith. E t’jon cu. Ulni nime. E t’jon ul. I girthita ne i here ..cunju prap. Jon cu. Mos u ulni! Ca jon ul e ca kon ngel m’komt. Kush u ul, i kom vu ka i 4, demek s’kishin pas menien n’msim. Jom tregu i sert shum er tej. M’kon pas fryk t’gjith.

E t’kom hap librin er tej, si tashi e maj men ..m’faqe t’27. S’kom dash me bo gabim drijtshkrimor e t’kom girthit nji qi ishte ul m’bang t’par. Lixo shpejt. E t’ka fillu me lixu:

“Gjrosha eshte bim pyllore qe rritet ne pyje dushku…” Vallaji e disha qi dicka s’ish tuj shku, e t’kom vra menijen. I girthita prap ..lixoje ne i here. “Gjrosha eshte bim pyllore qe rritet n’pyje..” E t’a kom ndalu. Cere the mre? Cere bime? “..bim pyllore” m’thot. Mir mir, aty mir ma ki, po cere bime o ..qysh e ka emrin? “Gjroshe” …e t’i kom girthit …cere gjroshe mer tej, lixoje mir, cere shkrun?

“Gjroshe, presor!”

…vallahi po m’duhet me nderpre si po m’vjen nji myshteri, qe ju boft daja kurbon! Hajde qofte ke daja ..qofte t’mira ..qofte dasme!

..e vazhdon daja ma von kit ndodhi.

Mar 6

Nji fen i dajes ka Fen Klubi ka dergu i pusull ku pyt dajen se meqonse daja o m’qebabtore gjith ditn e dites, ku hy daja m’iterrnet me shkrujt?

O tu boft daja kurbon qi je interesu ti per dajen. Dajes i ka pru Xhiku, baxhanaku, laptop prej italije. Vallai t’rrish gjith diten m’kom para karrocs si rri daja o vshtir. Biznesi ka ra, kshu qi daja hap laptopin e shkru ktu m’difter.

Peqintelekom ka von i tas t’modh satiliti m’buz t’karroces, kshu qi daja o lidh m’iterrnet 24 ore m’ditet. Kom gjet ene i stacjon ktu me ashisoj femnash qi ka qef daja, cere bo tiknollogjija re hej cere bo!

Mar 5

Dula ka parku sot me lujt i dur domino. Mimi kish mor me vete gazeten. E ja kom fillu t’lixumes. I rresht knej i rresht anej se vallaj duhet me mur vesh cere bohet n’bot. Nji qito probleme ka rinija leshit e ktijna veni ton. Javes qi kaloi vrejta dyj kadosha qi i gjujshin me gur i maqine. E t’i kom bertit, po sun’nigjo kush.

M’gazet po lixojsha qi Allmoni kish problem se ushtrija osh shum e shnosh. Nji minister i ushtris m’Berlin ish anku qi ushtria nuk osh m’gadishmerijt. Ja kallzova Mimit me e vrejt artikllin. Mimi burr me men, ka hap i kafene posht shpijs. I kom thon cunit, vrej Mimin o tuj bo biznes, ti hic.

Mimo, e vren ti Mimo, osh tuj u anku allmoni qi po hajn shum ushtaret, jon shnosh. A bon me i pru ktu e Mimo, t’blejn buken imijedyqin lek. Apo me i cu ushtar m’Lapraket t’i japin long groshe me honger. I bojna ne ushtart e allmonit m’gadishmeri numer njish. A osh kshu Mimo a jo?

Kur kom pas qen ushtar un er Mimo, e bojta ushtrin m’Lapraket qaty afer Tirones. M’63shin Mimo. Koh t’kqija o Mimo. M’kishin caktu qaty ke reparti toger Cetit prej Bilishti. Halamet burri. Kom shum rispekt, shum rispekt. Mimo na kishin caktu partija repart specjal. Dujshin me pa cere bohet po hongrem vetem larka. Pa rrena Mimo, lakra m’mjes, lakra m’drek, lakra m’dark. U bom er tej Mimo, jishil mrena i muji. M’vite moma, rrafmet past, m’bijte simite mcefti. Mimo, ushtrija allmonit do cu qaty ke reparti Cetit. Dy muj bark t’heqin er Mimo, jo m’formet, po animik i bojna animik. A osh kshu Mimo a jo?

Mar 4

Jom cujt n’4 t’mjesit sot er tej.  Suj m’zuni gjumi hic.  Luj sa anej knej, hic.  Jom cu, pijta i got uj me sod buke, m’bani ma mir.  Qi thu tina, ndaj i sallon me komshiun, Rremen.  Vallahi Rrema s’ma mush shum synin, a burr i keq.  Sa here mildhna ke Mimi posht, i her s’e kom pa tuj fut duren n’xhep.  Gjith kohen vec tuj thon “o daj, m’ki borxh i teke …o daj m’ki borxh i teke.”  Gruja vet, Honija osh alamet gruje.  Apapa sa e mira ka pas qon kur ishte goca re ..ato floket bubrrica bubrrica ..apapa qi ma boni mishin miza miza.

Qi thu tina, qjo derdimenija ime, Sherbetja, ishte tuj ardh verdall neper sallon.  Hyn mren n’shpi e m’thot ..qyqja burro, paska ble Rrema sob.  Qysh moj ka ble Rrema sob, i thash?   Po er tej, m’tha, ka ble sob ..shqo vreje shqo.   E t’jom cu er tej, e kom kalu n’sallon para ders s’Rrems, hudh syt mren ka dhoma Rrems, hic.  I bi verdall ene i here, hic. Futem mren n’shpi e i gerthas ksaj vul-humes teme.  Cere sobe moj, t’kan fillu me t’ba syt a si?   Por er tutkun, m’tha, a s’ja vrejte soben e? …e kishin von siper divonit.  Shko shifi ne i here shko!

Cere t’shkoj moj, qi hongsh komt e i shkofsh n’bark ishallat …n’divon ishte Honija tuj flejt gjum, t’jon dukt byth si sob e re.

Qishtu er tej ..ksaj i thojn me t’fulliq nusja n’pleqni.

Mar 4

Oj qe vdes daja per icik Myslym Lela! O t’hongsha zemren me voj yllini er tej se e ke zonin byrrbyl!

i faqore raki, do thilbi hurdhna, dy gisht gjiz …cer me hor cer me hor. Vrej vrej Ganiun e Vogel tuj i ron xhezit …ha si ma tun koken qi m’knoqi.

Mar 4

…ore se s’uj m’zinte gjumt ene po minojsha, pse me e qujt qitena “blog” tuj qen se kina fjalt tona t’pastra ship. A ban me e qujt “difter illektronik” …makari “qitap illektronik”?

Mar 3

E gjet i Picasso nusja!

Vallahi ca s’m kon pa syt gjith jeten, po ket s’ma kishte mor menija se e do e shifsha naihere.

Osh i grup robsh qi u qujkan Freegan, meillaf si Vegan/Vegatarian po Freegan. Kto s’blejkan as ushqime, as makina s’perdorkan. Pash m’televizort qi nji gru kishte lon pun qi e pagujte nja 100 mij dollar ene ishte bo Freegan.

Cer jon kto do thush ti? Kto mer t’keqen daja jon rob qe rrojn tuj kerku ushqimin neper plena. Tashi ndryshimi midis ktyne ene pabuksave qi gerrmojn plenat osh se kto qi jon Freegan kon pare sa t’hajn qent po s’dujn me harxhu se thojn qi n’plena ushqimi o i mir ene i freskt.

Bile qi thu ti, perdorin internetin ene e caktojn cer kazonesh plenash do kontrollojn, n’cer ore e n’cer dite ene mlidhen t’gjith e fillojn gerrmojn. Vrej ket faqen ktu n’qoft se do me mor pjes ke “gerrmimet” n’qytetit tat ( http://freegan.info/?page=LocalDirectories ….ene coji dajes i fotografi t’vetes qi ta vej ktu e t’qeshin robt.)

Daja s’o tuj i mor vesh er tej. Gjith bota dun me u bo pasanik, knejt pasanikt dun me u bo fakira me zor.

Next Entries »