Pri 21

Okejna nime, daja po dojshe m’e ba t’kjart qi una sun’kom faj hic! Ngjo ngjo cere ka ndodh ke daja nime.

Qi thu tina, shkojta m’i kafine pur me taku i shok temin. Kijsha kohe pa e taku daja. U ulna m’tavolinet ene t’kom qit cillullarin qi m’kish pru Xhiku Sanijes pri Talije. Nji ta ka vrejt qy shoku jem Dyli e t’ka thon …or Daje a ke vrejt qiket cillullarin tim prej Amirike? Qyqjo Dylo t’i kom thon una. Qy sun’osht cillullar er tej, osh tilikumand saltelliti. Cere sun’kishte er tej! Tilikumand tilivizori, rradjo, lojna.

O Dylo, iterrnet ka qy cillullari jot er tej? Po Daje u ka purgjigj Dyli …cere sun’ka.

Bjere t’kqyri daja iterrnetin i here. Tuj pa cillullarin u kujtova qi laptopi jem me Peqintelekom kap qato kanalet me ashisoj femnash qi ka qef daja. E t’a kom pruvu ke cillullari Dylit — www.sex (m’iterrnet seksi u shkrujke me x m’fun) pik kom. Cere me vrejt er tej. Krejt i kapte cillullari.

Vrejta sa vrejta er tej mu ka fik cillullari m’dor e ta kom lon m’tavolinet.

Mas nja 10 minutesh vje i femen e re ke tavolina se e vuni re qi ishim goxha t’pashem un ene Dyli e po dojte me na e lujt. E t’ka fillu me na ba pytje pirsunale. Un i thojsha: Hik maj nusja Dajs se Daja osh i martum, e sun’tradhto Sherbeten! Ajo sun’hikte er tej. Kur cere me vrejt cere me vrejt! Cillullari Dylit nizet ene dalin qato fotot ashisojshe er tej, me femna tuj ba gjojna. E vre kjo nusja re ene birtet: Yyyyjjjj pleq dilinxhi! Cere paskit qen mosha juj, krejt t’digjinirum!

- Po sun’kom fajin un, birtet Dyli ene ban me gisht ka un. E ka fajin Daja, se daja po lujte me cillullarin!
- Aaaaaa Dylo, m’vi keq Daja, po daja osh burr me karikter. Cillullari osh i jemi a i joti?!

Kjo nusja re po na vrejte, ene i thojke Dylit. O shoko, do i heqesh kto foto a si?
Ba Dyli me hek fotot, sun’hikshin er tej. Qish blloku cillulari prej pasionit pafun qi rrifliktohej m’fotot. Or Daj, m’prishe cillularin Daje, cere i ke ba!?
- Sun e ka lujt Daja er tej! Oj nusja Dajs, Daja sun’murret me qisoj punesh. Ta dish nime qi Daja sun’ka gisht m’kit mesele.

Qish ngri cillullari keq er tej. Sun’hikshin fotot. U dityru Dyli me i hek batirin se nryshe sun’kishte zgjidhje tjeter.

E hongri rennen qjo nusja re. M’pa mu n’ftyr qi rrifliktonte nershmri, ene e e hongri, ka kujtu se ishte faji Dylit. Sa i qujt ne i aft jom, pajzotin!

Pri 19

Hej bela, hej bela!  ..sun’ka daja koh pur ksisoj hallishverishesh er tej!!

1.Emri: Daja, er tej

2.Ditëlindja: sun’maj men
3.Horoskopi:  rradjoskopi kom ba, horoskopi sun’m ka thon hala duktorri me banun

4.Ngjyra e flokëve: ..aaa kur i kishim pas er tej, lesh t’verdh kom pas daja

5.Ngjyra e syve: t’jishile
6.Je dashuruar ndonjëherë?  Osh dashuru ne Daja er tej, osh dashuru ..apapa sa e mir kisha pas qen qajo Bukri ke furri bukes.

7.Lloji i muzikës që dëgjon: Myslymin q’i morsha t’ligt!

8.Personazhi Disney/Warner Bross: ..sun’e kuptoj qiket, cere u dujshe thon qitu?

9.Cilin shok/shoqe ke më larg?  Bakirin, qi rrafmet past

10.Gjëja e parë që mendon, sapo zgjohesh: …bah, u bojta 3 dit kaps!

11.Diçka që mban përherë me vete: brekt vallahi i maj gjithkohen vesh.

12.Çfarë ke në mur? Mu qitu purball, kom daja i pagure drruni

13.Çfarë ke ndën krevat? Cere jon qikto pytje persunale er tej?

14.Nëse ishe vetëm në shtëpi dhe dëgjoje një vazo të thyhej,çfarë do bëje? Do shajsha Sherbeten.

15.Numër i preferuar: 34,000  ..kaq lek ka lon Daja ke Sudja qi mos i gzoft ishallah qajo qevirri qi m’i ka mor!

16.Emër i dashur: Xhike (sun’them ma shum)

17.Hobi yt:  Sun’di cere domethon.

18.Ku do të doje të ishe tani? Ke Rrema er tej, tuj ba i dor muhabet.

19.Një urim për të ardhmen: Duam paret tona!

20.Nëse mundje të udhëtoje në kohëra e të ktheshe pas, në cilën periudhë do veje: M’ushtri, m’Lapraket.

21.Zjarr! Merr diçka me vete! ..m’lanet shkofshin krejt er tej.  Sun’du hic.

22.Lule e preferuar: vjollcat

23.Serial i preferuar: Tapaku, ke italjoni qi shef Sherbetj

24.Film i preferuar: Vallahi qate Van Damin e kom merak.

25.Këngë e preferuar: 12 pula hudhin valle, t’myslymit

26.Libër i preferuar: Kujtime mbi Stalinin, t’Dulles.

27.Kafshë e preferuar: Keci

28.Rrobë e preferuar: Cere t’m japi Sherbetja me vesh.

29.Këngëtar/e i preferuar: ..e kom pursurit iqin here

30.Ngjyrë e preferuar: Ciklamin

31.Gjellë e preferuar: Kukurrec

32.Me cilin karakter nga cartoon përputhesh(Disney,WB,comics)?  Sun’murr vesht.

33.Ves i keq:  ..cere me ba er tej, kur m’kalon nej goc e omel, e shof i here ka bytht.  Pleqni hesapi.

34.Karakteristikë e personalitetit tënd që të pëlqen:  pjekunija iqinpurqin

35.Karakteristikë e personalitetit tënd që nuk të pëlqen: jom icikez zefzek, po pa qeder.

36.Shrehje e preferuar:  ..er tej

37.Puna që do të pëlqente të bëje: marangoz, sun’do kisha pas prublleme me kupct.

38.Frika më e madhe:  ..mos m’myt Sherbetja noten.

39.Pizza më e mirë:  Quatro Staggioni m’hyrje t’Peqinit

40.Beson se kafshët shtëpiake janë: cere me i besu er tej?  Sun’m'kon rrejt naihere.

Pri 1

Kom daja 20 vjet qi shes gjojna rrugve, e cere sun’m kon kirku, po vallaj qiket sun’e kisha ngju najher.

M’ardh njani sot e m’ka thon.  O shoko, hera par qi kom ardh m’Peqin e m’kon thon qi ju keni leshin ma t’omel n’Shqipri.  E t’kom zgerdhy syt er tej.  Qysh mer t’omel?  Sherbetja o le e rrit m’Peqin denbabaden, emnin mo ma ka omelsin t’gjallet, vec leshin ….apapa hijk eri driq se m’mare ment, m’mare.  …lesh t’omel.

O shoko, lesh t’omel qi bohet me arra e me sherbet.

…aaaa kadaif er tej?  Po fol e biri Dajs se po u bojsha gati me i hudh sheqer ktij temit e me ta shit.

Hajd nime, kush po do icikez lesh t’omel ke daja, se m’ka njel m’doret?!