E di daja nime e di qi kom mungu po s’kina cer m’i ba daj se qashtu jon kon punt er tej. Po vallahi e kom pas dit qi do vijsha prap nime se s’un m’rrihet pa ba i dor llogje kavaje knejna ka iterrneti.
Du daja i menim se s’un i mor vesh hic qiket rinijn e sotme. Ngjo nime. Qi thu tina, ardhi mrom Xhibraili, nipi Sherbetes, halamet cuni, i idukum po, i shkollum po, i sakelldis jo, ene po thujke qi ish pranu me vazhdu studijmet ke Gjinekolligjiku m’Tiron. Mu ma muri menija qi kish naj far lidhje me njerzt er tej, se vallahi “gjine” i thujn robit, “kolligj” i thujn shkolles, kshu qi ma mur menija qi ishte deg per robt, po dujsha m’u siguru.
E kom pyjt, cere bahesh me qiket Gjinekolligjik er tej?
- Doktrorr grash, daje.
- E sa vjet u dujshe shku m’qiket kolligj er tej?
- 5 vjet daje!
- Qysh 5 vjet er tej, a ji m’terizi a si? Ulju me dajn dhet minuta e t’msoj daja ty krejt cere duhet me dit pur grat. M’ngjo dajen si jom ikspert.
E t’kom fillu tuj shpjegu er tej.
- Xhoni dajes, gruja qi thu tina vun vetem ka 2 gjojna: kryt ene barku. Ka ekspirjenca gjat e dajs, t’gjith t’kqijat e grus spjigohen ka kto 2 gjojna.
Purshemull - Sherbetja ankohet n’mes t’dimnit qi ka vap. E heq bluzen er tej, ene pes minuta ma mrapa ka ftoft. E vesh prap, ka vap, manej e heq ene ka ftoft. I shkoj una me kqyr mos e ka zu gripja ..hic, osh normal. As timpratur s’un ka as e ftoft s’un o. Kshu t’u boft daja, s’un i ka gjo trupi, osh e smunme n’kry!!
Urno ene i shemull tjetr - Osh ba 3 vjet qi ankohet se jon tu i dhem gjujt e s’un hecen dot. M’furko ktu, m’furko atje ..nji ket pun ka gjith ditnedites. M’ka zu rrumatizma, po thojke. Ene un s’un duroj dot ma ene i them “Hec ri se s’un t’kan gjo gjujt jo. Fajin ta ka barku ri dreq se rri tu hor gjith ditnedites ..vrej, vrej sa je trash. S’un t’majn mo as komt, ri dreq!
A vren e biri dajs, 2 gjojna kon grat: kokn e smunme, ene s’pushojn s’hongmi — qi i hongt dreqi n’barkt, ishalla!!