Mar 14

Daja sot osh me paqefllik. U bana 2 dit m’shtratet e s’po muj me liviz. Sherbetja qi i morsha t’ligt m’ka ba yzmet ..sun’e mohoj. Osh aq e mir er tej saqi imijher i kom thon: oj Sherbete me t’past majt qajo jotom ene pes minuta ma shum n’sherbet …mjalt kishe me u pas ba!!

E du shum daja shejtonen e du shum. Pur 8 Mars er tej kina ba fest t’modhe. Kom blejt 2 bidona koka kol. Kom blejt ene 3 shishe birr pi Amirike si qajo Kurona me “c” u shkrujte. Birr kjamet e majr. M’thujti qaji cuni qi ma shiti me e fut m’kryp se bahet ma e mir. Qysh me i fut kryp er tej, si po na lu menc, t’i kom thon un. Kshu o Daje kshu, ngjyje me kryp gryken e shishes. E t’m ka kallzu qysh me ba.

Shkojta m’shpi er tej …ene i kom thon Sherbetes.  Sherbete, pur 8 Mars t’ka pru daja birr me kryp.  Birr Amirike gruje, e pijkan me kryp. Hej cere ba qajo Amirika er tej hej.

E t’ka mor Sherbetja kryp, e ja shtini mren birres par.  T’ka shpirthy qajo birr er tej ..i kish shku shkuma m’tavon.  Cere ba mi dridimene cere ba? S’shtinet qashtu krypa er tej, u dush fut gryka m’kryp, ngjon tina?

Bah sa per s’mirit t’ja kina kalu er tej.  Lepi kryp prej gryks shishes, fut kai kafshat buk ..ene shtyje me birr.  Cere sun’menojn Amirikont er tej, qi i past daja.

Mar 12

Qi thu tina, kom dyj nipa m’Amirik. Xhevja osh ma i modhi ene ma i quti.
Cetit, vllai vet osh shum i sakelldis. Qysh kur ka qon i vogel, Shefqeti,
vec zullum bojte. Xhevja osh qon nxons i majr, puntor aq i majr qi i
morshin t’ligt gjysa komunales ku punojte — Xhevahir er tej qysh kish
emrin ish qon.

Ka i here i bon dajes tellifon. E m’kallzo gjith gjojnat qi bahen
anejna m’Amirik. Hern e funit qi folim, m’thojte qi kishte i Billding. I
thojsha un nime, cere osh ky Billding er tu boft daja? Ene ai qi
m’thoshte, osh billding daje ..i modh i modh. Sun’i di daja kto gjojna e
Amiriks er tej — billding, furristrad, mercedes ..ihiiii er tej.
Tiknollogji, tiknollogji.

Vallahi kur ishim tu fol e nijsha qi Xhevja sun’ishte m’terezijt. Cere ke
er daj qi sun’mdukish majr?

Hic daje hic, halle Amirike er daj.

Po thunija dajes, si mos osh naj hall qi po zgjidhshim nime.

Hic daje hic, osh funi mujit e m’vje billi.

Cere osh ky Billi mer daj?

E daje, ktu n’Amerik vje billi daje, n’fun t’mujit e duhet me pagu pare.

Po mos ja jep er daj paret Billit. Sun’murrkam vesh qysh t’vijka Billi
m’shpijt me t’kirku pare, e ti ja hap qat der? A ji m’terezi a si? A i ke
thon Cetit?

Po cere me i bo Ceti er daj, ene Cetit n’fun t’mujiti i vje billi.

Sun’murkam vesh daja er tej, t’ish qon daja qaty e ..e qish kap ket Billin
e kishna shti me i rronx e fut e bjer er daj! Dy dur pur i kok jon er
t’keqen daja. Ja, sun’duro daja qishtu! Mos e lij mo qat Billin me ardh,
a m’ngjo?! Hajd daje, nime ..po e myll daja nime qi mos me harxhu mo
m’tellifon. M’difto po t’ardhi Billi prap, ..majr?! Hajd pra t’u boft
daja kurbon.

Ene qishtu qi thu tina, ktujna m’Shqipri sun’ja ma Billit me ardh er tej,
se e di cere i punojshim a jo!?!