Nën 20

E di daja nime e di qi kom mungu po s’kina cer m’i ba daj se qashtu jon kon punt er tej.  Po vallahi e kom pas dit qi do vijsha prap nime se s’un m’rrihet pa ba i dor llogje kavaje knejna ka iterrneti.

Du daja i menim se s’un i mor vesh hic qiket rinijn e sotme. Ngjo nime.  Qi thu tina, ardhi mrom Xhibraili, nipi Sherbetes, halamet cuni, i idukum po, i shkollum po, i sakelldis jo, ene po thujke qi ish pranu me vazhdu studijmet ke Gjinekolligjiku m’Tiron.  Mu ma muri menija qi kish naj far lidhje me njerzt er tej, se vallahi “gjine” i thujn robit, “kolligj” i thujn shkolles, kshu qi ma mur menija qi ishte deg per robt, po dujsha m’u siguru.

E kom pyjt, cere bahesh me qiket Gjinekolligjik er tej?

- Doktrorr grash, daje.
- E sa vjet u dujshe shku m’qiket kolligj er tej?
- 5 vjet daje!
- Qysh 5 vjet er tej, a ji m’terizi a si?  Ulju me dajn dhet minuta e t’msoj daja ty krejt cere duhet me dit pur grat. M’ngjo dajen si jom ikspert.

E t’kom fillu tuj shpjegu er tej.

- Xhoni dajes, gruja qi thu tina vun vetem ka 2 gjojna: kryt ene barku.  Ka ekspirjenca gjat e dajs, t’gjith t’kqijat e grus spjigohen ka kto 2 gjojna.

Purshemull -  Sherbetja ankohet n’mes t’dimnit qi ka vap.  E heq bluzen er tej, ene pes minuta ma mrapa ka ftoft.  E vesh prap, ka vap, manej e heq ene ka ftoft.  I shkoj una me kqyr mos e ka zu gripja ..hic, osh normal. As timpratur s’un ka as e ftoft s’un o.  Kshu t’u boft daja, s’un i ka gjo trupi, osh e smunme n’kry!!

Urno ene i shemull tjetr - Osh ba 3 vjet qi ankohet se jon tu i dhem gjujt e s’un hecen dot.  M’furko ktu, m’furko atje ..nji ket pun ka gjith ditnedites.  M’ka zu rrumatizma, po thojke.  Ene un s’un duroj dot ma ene i them “Hec ri se s’un t’kan gjo gjujt jo.  Fajin ta ka barku ri dreq se rri tu hor gjith ditnedites ..vrej, vrej sa je trash.  S’un t’majn mo as komt, ri dreq!

A vren e biri dajs, 2 gjojna kon grat: kokn e smunme, ene s’pushojn s’hongmi — qi i hongt dreqi n’barkt, ishalla!!

Pri 21

Okejna nime, daja po dojshe m’e ba t’kjart qi una sun’kom faj hic! Ngjo ngjo cere ka ndodh ke daja nime.

Qi thu tina, shkojta m’i kafine pur me taku i shok temin. Kijsha kohe pa e taku daja. U ulna m’tavolinet ene t’kom qit cillullarin qi m’kish pru Xhiku Sanijes pri Talije. Nji ta ka vrejt qy shoku jem Dyli e t’ka thon …or Daje a ke vrejt qiket cillullarin tim prej Amirike? Qyqjo Dylo t’i kom thon una. Qy sun’osht cillullar er tej, osh tilikumand saltelliti. Cere sun’kishte er tej! Tilikumand tilivizori, rradjo, lojna.

O Dylo, iterrnet ka qy cillullari jot er tej? Po Daje u ka purgjigj Dyli …cere sun’ka.

Bjere t’kqyri daja iterrnetin i here. Tuj pa cillullarin u kujtova qi laptopi jem me Peqintelekom kap qato kanalet me ashisoj femnash qi ka qef daja. E t’a kom pruvu ke cillullari Dylit — www.sex (m’iterrnet seksi u shkrujke me x m’fun) pik kom. Cere me vrejt er tej. Krejt i kapte cillullari.

Vrejta sa vrejta er tej mu ka fik cillullari m’dor e ta kom lon m’tavolinet.

Mas nja 10 minutesh vje i femen e re ke tavolina se e vuni re qi ishim goxha t’pashem un ene Dyli e po dojte me na e lujt. E t’ka fillu me na ba pytje pirsunale. Un i thojsha: Hik maj nusja Dajs se Daja osh i martum, e sun’tradhto Sherbeten! Ajo sun’hikte er tej. Kur cere me vrejt cere me vrejt! Cillullari Dylit nizet ene dalin qato fotot ashisojshe er tej, me femna tuj ba gjojna. E vre kjo nusja re ene birtet: Yyyyjjjj pleq dilinxhi! Cere paskit qen mosha juj, krejt t’digjinirum!

- Po sun’kom fajin un, birtet Dyli ene ban me gisht ka un. E ka fajin Daja, se daja po lujte me cillullarin!
- Aaaaaa Dylo, m’vi keq Daja, po daja osh burr me karikter. Cillullari osh i jemi a i joti?!

Kjo nusja re po na vrejte, ene i thojke Dylit. O shoko, do i heqesh kto foto a si?
Ba Dyli me hek fotot, sun’hikshin er tej. Qish blloku cillulari prej pasionit pafun qi rrifliktohej m’fotot. Or Daj, m’prishe cillularin Daje, cere i ke ba!?
- Sun e ka lujt Daja er tej! Oj nusja Dajs, Daja sun’murret me qisoj punesh. Ta dish nime qi Daja sun’ka gisht m’kit mesele.

Qish ngri cillullari keq er tej. Sun’hikshin fotot. U dityru Dyli me i hek batirin se nryshe sun’kishte zgjidhje tjeter.

E hongri rennen qjo nusja re. M’pa mu n’ftyr qi rrifliktonte nershmri, ene e e hongri, ka kujtu se ishte faji Dylit. Sa i qujt ne i aft jom, pajzotin!

Mar 28

Vallahi u bana nja dy dit qi po vrej verdall rob qi po munohen me analzu gjuhen shqip.  Nime e dini qi daja po e do shum gjuhen ene cere s’baj me e purdor sa ma t’pastur qi t’kem munci.  Po kom lixu nji artikll kjamet t’mir qi e kish shkrujt nji ktujna ku kom ne un difterin tem.  Ene qiky po analizojke fjalet.  RA po thojshke, i bje me qon zoti Egjyptjonve, domethan qi ka Ron pri qjelli.  Ngjon er tej?!

Po minojsha ne un. Purshemull, fjala Qeni, them daja se do me than qe-ni (qe e ngjon, me i llaf)  se vallaj qeni ka ngjim kjamet m’mir.   Ose, po minojsha purshemull:

Hale - vje prej ha-le, cere ha e le qaty kur maro pun.

Gamor - vje prej gja-mor (”gja” do jet ba “ga” me kalim t’kohs), domethon daja, qi mer gjojna.  Gamorit ja ve m’kurrizt ene i mer.

Byftek - vallaji er tej, qysh me ta spjegu daja qiket tyna se osh icik e komplikujt.  Byfteky vje pri pjeses byth’s t’lops.  Me kalim t’kohs, prej byth osh ba byf.  Nime, “tek” vje se je tuj hor vetem.  Me i fjal daja, byftek  domethon me hor mish prej byths lops sa pur i person.

Mar 20

Sun’di cere me thon daja er tej. Kom met pa fjal nime. Cere ishte qajo bomb qi ra m’Girdec? E ka thon daja imijher, qat bomb e kishin von Rust kur kon hik m’gjashtekatrren. Bile isha tuj pa mrom qat filmin Ball-pur-Ball, kur i thojte qai kapterri jone: “Zheleznov, une do te godas!” ..u kom cujt m’kom e t’kom girthit, “…goditje mutin, se izet-here i ke thon, e sun’e ke godit i her!!”

Mu sun’m pilqen fort qaji Jeltcini.  Shum skuth u dujkte m’ftyret.  Sa here e kom vrejt m’tilivizor, m’kujtojke qate komshijum qi kom pas, Qatipin, apapapa cere skuthi ka pas qon Qatipi er tej.   Sa herna lujshim domino, vec me hijle po bojke.  Apo sun’i kish pas qato flokt e ronme si t’Jeltcinit, ene at’hun me majuc ..me t’qit syt kres er tej, kur t’u afrojte.   “O Qatip, mos m’u afro shum er tej, se ke per t’m krrejt syt me at’hun qi ke!” i kom pas thon.

Po vallaj Rusi, Rusi i ka fajt.  Edhe m’koh t’Verit ardhn e fillun tuj na dhon kumanda.   Mill agrume m’jug, e mer grunin prej nesh, ja bojte Rusi.  Vallai mir ja ka ba qai Veri, qi mort ka dit e mija, kur i puruzuni!  I ka tregu venin er tej!

Mar 7

..haj se erdh prap daja pur me maru ndodhin qi lash pirgjyst.

E ki von re tina qi kur sun’ke myshteri sun’ke hic, po kur vijn ama t’morin shpirtin er tej. Sun’kon t’nalume. Nji do qofte, tjatri shishqebab, i tjater sun’di hala cere do …m’i kon mor ne qto 2 pare men qi kom pur shpirtin tem.

E qi thu tina isha tuj pyt qate nxonsin qi po m’thojshte gjroshe. I girthita qi po thojshte gjroshe nime. E t’kom hap librin er tej. Cere me ba, isha i detyrum me lixu vet. E t’kom lixu “fa suli j a.” U kom nxef. I girthita, ktu lixo fasulja jo gjroshe er tej. E t’mu ka pirgjigj.

“Po gjroshe i thejna ne presor.”

Un kur bahet llaf pur edukim, jom shum i sert. Sun’duroj t’ulin posht gjuhn qi e kena pastr. E ula qiket nxonsin, e pyta i tjeter me lixu. Ene ai m’thot gjrosh. Pys ne i goc, se dihet ma, gocat jan nxonsa t’mir, cunat jon brryl. Ene goca m’thot gjroshe. Kom fillu tuj bertit er daj. Pranej m’ka pru partija ktu se ju dashka msu ene gjojnat baz se ju sun’dikeni hic!

Nji t’kom mor i shkums er tej. E t’kom shkrujt m’tabelet F e t’jom kthy ka klasa. Cere shkroje a kjo?

“Ffffffff”

Majr. ..e shkrujta A, po qjojna?

“Aaaaaa”

Shum majr! Ene vujna re qi nji dipsiz anejna ka funi sun’girthiste shkrojat. U nxefa, e pse sun’girthet tina? I di gjith shkrojat zotnija jote? …pirjasht e sun’e prun koken mrapsh pa m’sill prindin. …pirjasht!

E t’kom vazhdu tuj shkrujt m’tabelet er tej.

S - “ssssssss”

U - “uuuuuu”

L - “llllllllllllllll”

E - “eeeeeeeeeee”

Lixojeni t’gith nime!!

“Gjjjjjrrrrrooooooooshhhhhhhh”

…hoqa dor er tej. Kur sun’dun me msue cere me ba? …ment e mija me i dhon a? Hic! Qaty t’rrin …injuranta t’mesin.

Mar 7

Vrej qi Edi i Rusit m’kish lon i pusull e m’kish pyjt pse thejna “Gjroshe.” Nime un m’shpi teme them groshe. Apo qysh i gatun qajo Sherbetja ime er tej, kajmok kajmok i bo. I len me zijt gjith ditn e dites, ene bohen qato groshe er tej …cer me hor, cer me hor.

Qi thu tina m’86ten m’vje m’shpi Idrizi krytari i kshillit t’lagjs e po m’thojte “daje po dujna me t’cujt vullnitar m’Kuks me dhon msim m’gjimnazt.” E t’ju ka hudh qajo dirdimenija ime Sherbetja tuj girthit “qyqja cere vullnetari o ky mre Idriz …ju po dojkeni me e cu … ky burri jem me vullnet t’vetin s’osh tuj shku!”

E t’jom hudh er tej tuj gerthit ksaj temes tuj i thon, ulju eri dreq si s’i fulet kshu Idrizit. Idriz tina vallaj e di mir qe un me gjith dashni shkoj po s’jom msus er tej. Jep dajes mish ta gatu daja t’hajsh gishtet. Po libra sun’di daja.

- Daje mos ki problem hic daje se bjollogji ke per t’dhon. Kjo o gjethja, ky o bari, kjo o molla, ky o rrushi. Ja daje kto gjojna ke per t’dhon. Ti moll ke honger, apo jo?

- Po, vallaj kom hor.

- Rrush ke honger!

- Po ne rrush kom hor. ..ene bar vallaj simas rastit.

Qshtu ti daje, mos u trem hic, m’tha Idrizi, se t’gjith gjojnat e biollogjis i dijke. Cere me ba, hic, tunsha koken.

E t’jom nis er tej. 12 oret rrug per mi shku daja m’Kuks. E ct’m kon cu er tej, me i katun anejna n’rronx t’malit t’Artes. Cere me ba er tej, hic ..u dujshe dhon msim. E t’kom hyjn n’klas er tej. I kom rrudh qato vetlla per mi u duk i sert. E t’kom girthit ..cuju n’kom t’gjith. E t’jon cu. Ulni nime. E t’jon ul. I girthita ne i here ..cunju prap. Jon cu. Mos u ulni! Ca jon ul e ca kon ngel m’komt. Kush u ul, i kom vu ka i 4, demek s’kishin pas menien n’msim. Jom tregu i sert shum er tej. M’kon pas fryk t’gjith.

E t’kom hap librin er tej, si tashi e maj men ..m’faqe t’27. S’kom dash me bo gabim drijtshkrimor e t’kom girthit nji qi ishte ul m’bang t’par. Lixo shpejt. E t’ka fillu me lixu:

“Gjrosha eshte bim pyllore qe rritet ne pyje dushku…” Vallaji e disha qi dicka s’ish tuj shku, e t’kom vra menijen. I girthita prap ..lixoje ne i here. “Gjrosha eshte bim pyllore qe rritet n’pyje..” E t’a kom ndalu. Cere the mre? Cere bime? “..bim pyllore” m’thot. Mir mir, aty mir ma ki, po cere bime o ..qysh e ka emrin? “Gjroshe” …e t’i kom girthit …cere gjroshe mer tej, lixoje mir, cere shkrun?

“Gjroshe, presor!”

…vallahi po m’duhet me nderpre si po m’vjen nji myshteri, qe ju boft daja kurbon! Hajde qofte ke daja ..qofte t’mira ..qofte dasme!

..e vazhdon daja ma von kit ndodhi.

Mar 4

…ore se s’uj m’zinte gjumt ene po minojsha, pse me e qujt qitena “blog” tuj qen se kina fjalt tona t’pastra ship. A ban me e qujt “difter illektronik” …makari “qitap illektronik”?