..se m’ka myll KESH-i iterrnetin ka qi kom 3 muj pa pagujt drijtat. Sa t’m'vij pako ka Xhemja m’Itali e pagu daja ene frrup njiktu keni me pas dajn, ..a m’ngjon?!
Sun’di cere me thon daja er tej. Kom met pa fjal nime. Cere ishte qajo bomb qi ra m’Girdec? E ka thon daja imijher, qat bomb e kishin von Rust kur kon hik m’gjashtekatrren. Bile isha tuj pa mrom qat filmin Ball-pur-Ball, kur i thojte qai kapterri jone: “Zheleznov, une do te godas!” ..u kom cujt m’kom e t’kom girthit, “…goditje mutin, se izet-here i ke thon, e sun’e ke godit i her!!”
Mu sun’m pilqen fort qaji Jeltcini. Shum skuth u dujkte m’ftyret. Sa here e kom vrejt m’tilivizor, m’kujtojke qate komshijum qi kom pas, Qatipin, apapapa cere skuthi ka pas qon Qatipi er tej. Sa herna lujshim domino, vec me hijle po bojke. Apo sun’i kish pas qato flokt e ronme si t’Jeltcinit, ene at’hun me majuc ..me t’qit syt kres er tej, kur t’u afrojte. “O Qatip, mos m’u afro shum er tej, se ke per t’m krrejt syt me at’hun qi ke!” i kom pas thon.
Po vallaj Rusi, Rusi i ka fajt. Edhe m’koh t’Verit ardhn e fillun tuj na dhon kumanda. Mill agrume m’jug, e mer grunin prej nesh, ja bojte Rusi. Vallai mir ja ka ba qai Veri, qi mort ka dit e mija, kur i puruzuni! I ka tregu venin er tej!
Dula ka parku sot me lujt i dur domino. Mimi kish mor me vete gazeten. E ja kom fillu t’lixumes. I rresht knej i rresht anej se vallaj duhet me mur vesh cere bohet n’bot. Nji qito probleme ka rinija leshit e ktijna veni ton. Javes qi kaloi vrejta dyj kadosha qi i gjujshin me gur i maqine. E t’i kom bertit, po sun’nigjo kush.
M’gazet po lixojsha qi Allmoni kish problem se ushtrija osh shum e shnosh. Nji minister i ushtris m’Berlin ish anku qi ushtria nuk osh m’gadishmerijt. Ja kallzova Mimit me e vrejt artikllin. Mimi burr me men, ka hap i kafene posht shpijs. I kom thon cunit, vrej Mimin o tuj bo biznes, ti hic.
Mimo, e vren ti Mimo, osh tuj u anku allmoni qi po hajn shum ushtaret, jon shnosh. A bon me i pru ktu e Mimo, t’blejn buken imijedyqin lek. Apo me i cu ushtar m’Lapraket t’i japin long groshe me honger. I bojna ne ushtart e allmonit m’gadishmeri numer njish. A osh kshu Mimo a jo?
Kur kom pas qen ushtar un er Mimo, e bojta ushtrin m’Lapraket qaty afer Tirones. M’63shin Mimo. Koh t’kqija o Mimo. M’kishin caktu qaty ke reparti toger Cetit prej Bilishti. Halamet burri. Kom shum rispekt, shum rispekt. Mimo na kishin caktu partija repart specjal. Dujshin me pa cere bohet po hongrem vetem larka. Pa rrena Mimo, lakra m’mjes, lakra m’drek, lakra m’dark. U bom er tej Mimo, jishil mrena i muji. M’vite moma, rrafmet past, m’bijte simite mcefti. Mimo, ushtrija allmonit do cu qaty ke reparti Cetit. Dy muj bark t’heqin er Mimo, jo m’formet, po animik i bojna animik. A osh kshu Mimo a jo?