Mar 10

E kom thon imijhere e kom thon. Qjo rinija e t’sotit osh ibret. Rini e digjinirume. Pranej ju thot daja nime qi duhit me nryshu t’sjellmen se vallahi keq kena per t’i pas punt. Kur ka qon daja i ri, kina pas lujt futboll m’i top lecke. Sa heret kalote xha Thimja, t’gjith nalojshim lojn. Kurse sot ri? Tuj kalu m’rrug tate ta kercit kalamoni m’top ene t’birtet qi i zujte rrugn topit. Hallaunarujt er tej me qte rini t’poshtr se na shtin m’dhe pirsgjallit.

Isha qon m’Tiron pir me maru ca pun qivirije. Tuj u kthy m’tren ka Tirona m’Peqin. M’vagonet me mu ishin dyj kopuk qi m’vrejshin e se cere po thojshin me njanitjetrin. E qi thu Tina, njani ka kta kopukt m’fol.

- O Xhaje ku e ke ble ket kapelen?

E ta kom pa er tej, gjith inot e kom pa, me demek qy kopuk cere po don me dit? Sun’i fola hic! E t’mka pyt prap, O Xhaje ku e ke ble ket kapelen?

- Sun’e kom emrin Xhaje er tej, po Daje. Kapeln e kom blejt m’pazart!

E t’kon fillu tuj qejsh er tej. Sun’i kuptojsha hic.

-O Daje, m’pyjt tjetri, Per ku je nis?

- … Peqin er tej, ..i here daja. T’i kom thon un.

- O Daje, po meqe Peqin i here, pse s’Peqin edhe here t’tjera? E t’ja kon fillu tuj u zgirdhi er tej.

…rinij e digjinirume.